gjykata e larte
Gjykata e Lartë bllokon ndërtimin e pallatit 17 katësh te Diga e Liqenit
Gazeta “shqiptarja.com” raporton se Gjykata e Lartë ka vendosur pezullimin e ndërtimit të pallatit 17 katësh te Diga e Liqenit në Tiranë. Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë që sipas burimeve të cituara nga kjo gazetë ka rrëzuar vendimin e Gjykatës Administrative, e cila nga ana e vet pezullonte urdhër pezullimin që Instituti i Monumenteve kishte lëshuar për pallatin. Një odise e pakuptimtë ligjore ku firmat e institucioneve të ndryshme përplasen, bëhen e zhbëhen, ndërkohë që faturën e paguan biznesi në fjalë, por edhe mjedisi.
Disponohen pamje filmike për çështjen ku akuzohet gjyqtarja Majlinda Andrea
Gjykatësja Majlinda Andrea është kthyer nga Italia, por pa bashkëshortin e vet, Odhisea. Kështu u raportua sot për gjykatësen e Gjykatës së Lartë, e cila akuzohet për korrupsion në vlerën e 50 mijë dollarëve. Ajo është pezulluar nga detyra nga Kolegji Penal i Gjykatës së lartë, pas kërkesës së Prokurorisë, e cila siç raporton sot “Abc News”, disponon pamje filmike dhe video, ku paraqitet bashkëshorti i saj, Odhisea, që mbush një qese me para.
Gojëlidhurit e 21 Janarit
Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Prokurorisë për “21 Janarin” dhe kërkesën e organit të akuzës për dënimin me 23 vjet burg të Ndrea Prendit dhe 25 vjet të gardistit Agim Llupo. Këta dy të fundit ishin dënuar nga Gjykata e Apelit, i pari me 1 vit burg, ndrësa i dyti me 3 vite.Vendimi u mor pasi çështja u mbajt për 3 vite në Dhomën e Këshillimit. Këtë vendim kyeministri Rama e komentoi me një postim në facebook: “XhMziu i pafajshëm dje pas një farse të neveritshme 21janari i mohuar sot pas një zvarritjeje kriminale; ja pse s’duan reformë në drejtësi!”, shkruan Rama.
I pafajshëm
Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm ish-ministrin e Arsimit në qeverinë Berisha, Myqerem Tafaj. Ai akuzohej për shpërdorim detyre në lidhje me akreditimin e paligshëm të një universiteti privat. Kallëzimi penal ishte bërë nga zyra juridike e Ministrisë së Arsimit. Pas hetimeve Prokuroria kërkoi 1 vit burg për ish-ministrin, por në përfundim Gjykata e Lartë e shpalli atë të pafajshëm duke e liruar nga akuzat. Ky është ministri i dytë që u vu në hetim nga Prokuroria, pas ish-ministrit të Punës Spiro Ksera, i cili ndodhet në arrest me burg po për të njëjtën akuzë “Shpërdorim Detyre”.
Asnjë "mëshirë" për Kserën, Gjykata e Lartë refuzon lirimin
Gjykata e Lartë nuk ka pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës të ish-ministrit të Punës, Spiro Ksera për të ndryshuar masën e sigurisë nga arrest me burg në hetim të lirë. Në këtë mënyrë Ksera do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Ai u arrestua për abuzime me fondet e aktiviteteve të Ministrisë së Punës, ku sipas prokurorisë zyrtarë të ministrisë përvetësonin fondet e aktiviteteve të cilat figuronin vetëm në dokumenta. Vetë Ksera e ka quajtur arrestimin e tij të motivuar politikisht për shkak të përkatësisë etnike të tij si pjesë e minoritetit grek.
Deportimi i dy shtetasve shqiptarë nga Kosova, një model edhe për Gjykatën e Lartë të Shqipërisë
“Boikeni, Arbri dhe nacionalistët e tjerë”. Kështu titullohet një opinion i sotshëm i Halil Matoshit në gazetën “Koha Ditore”. Siç mund të merret me mend, Matoshi trajton çështjen e deportimit nga Kosova të dy shtetasve shqiptarë, aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosja, Arbër Zaimi dhe Boiken Abazi. Ideja e Matoshit është se në trajtimin e këtyre problemeve që nxisin qëndrime emotive, duhet vështruar ftohtë dhe referuar vetëm ndaj ligjit.
Gjykata e Lartë hap rrugën për rikthimin e Armando Prengës në kuvend
Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë për Armando Prengën, deputetin e përjashtuar nga PS-ja, pas përfshirjes në konfliktin e armatosur me fisin Cala në komisariatin e Lezhës. Pas kësaj mase, Prenga mund të rikthehet në Kuvend.
Në seancën e sotme gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për paraqitje”.
Sipas vendimit, Prenga do të paraqitet çdo të hënë në orën 10:00 në institucionet e drejtësisë për mbajtjen e kontakteve të nevojshme.
Obama gjyqtar në Gjykatën e Lartë? Clinton është dakord
Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale amerikane, Hillary Clinton ka deklaruar se presidenti aktual, Barack Obama, mund të ishte shumë mirë një gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Gjatë një takimi në Iowa, Clinton u shpreh se nëse do të zgjidhet presidente donta caktonte Obamën gjyqtar në Gjykatën e Lartë. “Asnjë nuk ma ka sugjeruar këtë. Do ta dëshiroja shumë. Ai i ka të gjitha kredencialet”, tha ajo. Ligjiërisht kjo nuk ndalohet, por në planin politik nuk është shumë e përshtatshme.
Rrëzohet kërkesa e Frrokut për mbyllje të hetimeve, Gjykata e Lartë shtyn afatin
Gjykata e Lartë i dha të drejtë sot Prokurorisë që të hetojë edhe për 3 muaj të tjerë dosjen e deputetit Mark Frroku. Kjo kërkesë e organit të akuzës ishte kundërshtuar nga avokatët e Frrokut, të cilët nga ana tjetër kërkojnë rishikimin e masës së tij të sigurisë.
Por pavarësisht se deputeti i PKD-së po qëndron prej 6 muajsh në paraburgim, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë rrëzoi sot kërkesën e Frrokut, duke i dhënë të drejtë Prokurorisë që të hetojë deri në fund të këtij vitit deputetin e akuzuar nga shteti belg për vrasjen e një bashkëkombasi të tij.