Obama gjyqtar në Gjykatën e Lartë? Clinton është dakord

Postuar në 31 Janar, 2016 11:13

Kandidatja demokrate në zgjedhjet presidenciale amerikane, Hillary Clinton ka deklaruar se presidenti aktual, Barack Obama, mund të ishte shumë mirë një gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Gjatë një takimi në Iowa, Clinton u shpreh se nëse do të zgjidhet presidente donta caktonte Obamën gjyqtar në Gjykatën e Lartë. “Asnjë nuk ma ka sugjeruar këtë. Do ta dëshiroja shumë. Ai i ka të gjitha kredencialet”, tha ajo. Ligjiërisht kjo nuk ndalohet, por në planin politik nuk është shumë e përshtatshme. Nuk ka kufizime kushtetuse në këtë drejtim dhe do të duhet një miratim i Senatit që Obama të hyjë në Gjykatën e Lartë.
Në ShBA ka një precedent për kalimin nga president në gjykatës në Gjykatën e Lartë: ky është rasti i ish-presidentit të 27-të William Howard Taft, që ishte në detyrë nga viti 1909-1913 e që më vonë shërbeu si kryetar i Gjykatës së Lartë prej viteve 1921-1930

http://www.csmonitor.com/USA/USA-Update/2016/0127/Could-Barack-Obama-bec...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.