Gojëlidhurit e 21 Janarit
Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin e Prokurorisë për “21 Janarin” dhe kërkesën e organit të akuzës për dënimin me 23 vjet burg të Ndrea Prendit dhe 25 vjet të gardistit Agim Llupo. Këta dy të fundit ishin dënuar nga Gjykata e Apelit, i pari me 1 vit burg, ndrësa i dyti me 3 vite.Vendimi u mor pasi çështja u mbajt për 3 vite në Dhomën e Këshillimit. Këtë vendim kyeministri Rama e komentoi me një postim në facebook: “XhMziu i pafajshëm dje pas një farse të neveritshme 21janari i mohuar sot pas një zvarritjeje kriminale; ja pse s’duan reformë në drejtësi!”, shkruan Rama.
Nëse është siç thotë kryeministri, atëherë nuk kemi pse të besojmë që edhe vendimet e Gjykatës së Lartë për shpifjet e Palokës ndaj tij, apo lirimi i Armando Prengës janë më pak farsë sesa pafajësia e Xhelal Mziut. Sipas këtij argumentimi edhe këto vendime do të meritonin të njëjtin koment, por kjo nuk ka ndodhur. Madje ka ndodhur e kundërta, kreyministri ka dalë i krekosur nga beteja në emër të ligjit. Përveç kësaj, rekursin në Gjykatë e ka kërkuar një tjetër hallkë e sistemit të drejtësisë, që është anatemuar nga zoti Rama.
Partia Socialiste nuk ka ndërmarrë asnjë nismë për të zbardhur 21 Janarin ndonëse premtoi pajtimin e një studioje ligjore për të çuar përpara procesin. Ndaj dhe një koment në facebook nuk mund të mbulojë hipokrizinë e PS dhe vetë kryeministrit me 21 Janarin, pavarësisht nevojës që ka vendi për reformimin e drejtësisë. Nga ana tjetër nuk ka patur asnjë koment për këtë vendim nga pala tjetër e akuzuar drejtëpërdrejt për vrasjet e 4 protestuesve, duke mos shfaqur asnjë notë triumfalizmi, për një ngjarje me shumë pikëpyetje që mesa duket do të mbeten të tilla megjithë angazhimin e ekspertëve dhe miqve tanë amerikanë, këta të fundit të angazhuar në mbarëvajtjen e protestës.
Comments
Mendoj qe te behet REFERENDUM
Mendoj qe te behet REFERENDUM POPULLOR, per shkarkimin e Presidentit, sikur dhe vetem pre drejtesine e munguar te dosjes se 21Janarit.
Nuk ka rruge tjeter.
Kjo qeveri, eshte pa kellqe.
Deri sa nuk qe ne gjendje, t'i tunde dhembet drejtesise deri me sot, per mendimin tim, ka humbur besimin ne popull.
Pa drejtesi per 21 Janarin, ky popull eshte i trazuar shpirterisht.
Kur te dhemb shpirti, shkohet vetem drejte shperthimit.
Ndoc-o....
Ndoc pergjithesisht ti hedh ide te mrekullueshme. Problemi eshte qe ato nuk ka kush i realizon. Ja psh ti do referendum per te shkarkuar Presidentin, mirepo ti harron, ose nuk e di, qe Presidenti mund te shkarkohet vetem duke ndjekur procedra kushtetuese dhe do s'do zotrote kjo pune nuk behet dot keshtu, prandaj kujdes para se te te shpertheje shpirti se nuk duam te te humbasim o gjeniu i popullit shqiptar.
Te falenderoj per "vleresimin
Te falenderoj per "vleresimin" o i vemendshem per perperperper plakash.
Eh po cfare t'i besh o Ndoc
Tashti o Ndoc kur te vjen përrja, ti e di edhe vete qe nuk mbahet, keshtuqe do ta leshosh nuk ke c'ben. Ja edhe ti per shembell sa here te vjen përrja vjen ketu te ResPublica dhe e leshon dhe na huton ne te tjereve me gjenialitetin tend.
Te ftoj per kafe tek pallati
Te ftoj per kafe tek pallati kultures, cdo dite 10-11.30' i nderuari me shume e shume VEMENDJE.
Tung
Ne rregull....
Ne rregull Ndoc, kam ne plan te vij ne Tirane andej nga fundi i Korrikut, keshtuqe ti mbas 15 Korrikut kur te shkosh per kafe merr e mbaj ndonje shenje dalluese, ku di une ndonje lule ne dore, a ndonje kapele me ngjyre te caktuar, qe une te te gjej kollaj e po bejme nje dore gallate se ti me verte qe me pelqen shume.
Me ke me kapele dhe me shkop.
Me ke me kapele dhe me shkop. Lulet nuk rrine me mua ka shume kohe.
Add new comment