Disponohen pamje filmike për çështjen ku akuzohet gjyqtarja Majlinda Andrea
Gjykatësja Majlinda Andrea është kthyer nga Italia, por pa bashkëshortin e vet, Odhisea. Kështu u raportua sot për gjykatësen e Gjykatës së Lartë, e cila akuzohet për korrupsion në vlerën e 50 mijë dollarëve. Ajo është pezulluar nga detyra nga Kolegji Penal i Gjykatës së lartë, pas kërkesës së Prokurorisë, e cila siç raporton sot “Abc News”, disponon pamje filmike dhe video, ku paraqitet bashkëshorti i saj, Odhisea, që mbush një qese me para.
“Odhise Andrea, është filmuar dhe fotografuar duke marr qesen e mbushur me 50 mijë euro nga Petraq Dashi me cilësinë e ndërmjetësit. Abc News ka mësuar se Prokuroria e Përgjithshme me ndihmën e agjentëve të Policisë së Shtetit, ka dokumentuar me cilësinë e provës, fotografimit dhe videon e regjistruar kur Këshilltari në Komisionin e Sigurisë Kombëtare në Kuvend merr paratë. Këto para, sipas akuzës, vetëm pak minuta para takimit mes Odhise Andreas dhe Petraq Dashit, ky i fundit i ka marr në dorëzim nga dy të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino të cilët janë filmuar”, raporton televizioni në fjalë.
Çështja është hapur pas dyshimeve se dy shtetas nga Saranda kanë nisur të interesohen pranë gjykatës për të marrë pronën e tyre 40 ha. “Burimet thonë se me datë 11 korrik, një ditë para shpalljes së vendimit në dhomën e këshillimit nga tre gjyqtarët me relator Maljinda Andrea, dy sarandiotët Ilia Çabiri e Eleni Lino i dorëzojnë paratë ndërmjetësit Petraq Dashi. Të nesermen, me datë 12 korrik, ashtu siç u kishin premtuar vendimi jepet në favor të dy sarandiotëve”, vijon “Abc News”.
Comments
KY SISTEM I NDYRE (PA
KY SISTEM I NDYRE (PA)DREJTESIE DUHET SHKRIRE I GJITHI.
SKANDALET DHE PADREJTESITE E PROKUROREVE DHE GJYQTAREVE QE PO DEGJOJME JANE PERDITE E ME TE TURPSHME.
Kam nje fqinjin tim,mjek i nderuar.Me 30 vjet shkolle e specializime ne kurriz dhe jeton ne shtepi me qera se nuk i dalin te ardhurat te bleje nje shtepi.E mbajten dy muaj ne arrest shtepie se nje provokator ordiner e kishte filmuar duke i futur ne xhep 10 mije leke te vjetra pa i kerkuar ky asgje dhe pasi e kishte mbaruar viziten.
Kjo pidhi i bukur e i ngrefosur qe sic po thone gazetat na paska vile edhe ne Amerike,kerkon serbes-serbes 80 milione leke(60 mije euro) per nje vendim gjyqi dhe prokuroria e Adriatik Llalles dhe shoket e saj gjyqtare te korporates i japin vetem "pezullim nga detyra"
Nuk di cfare te them,padrejtesite e gjyqtareve dhe prokuroreve ne kete vend nuk zgjidhen me ligje demokratike.Per ta duhen ligjet e sheriatit,ndershkime publike neper sheshe ku te shkoje njerezia e ti beje copa-copa!
Add new comment