I pafajshëm

Postuar në 14 Prill, 2016 14:01

Gjykata e Lartë shpalli të pafajshëm ish-ministrin e Arsimit në qeverinë Berisha, Myqerem Tafaj. Ai akuzohej për shpërdorim detyre në lidhje me akreditimin e paligshëm të një universiteti privat. Kallëzimi penal ishte bërë nga zyra juridike e Ministrisë së Arsimit. Pas hetimeve Prokuroria kërkoi 1 vit burg për ish-ministrin, por në përfundim Gjykata e Lartë e shpalli atë të pafajshëm duke e liruar nga akuzat. Ky është ministri i dytë që u vu në hetim nga Prokuroria, pas ish-ministrit të Punës Spiro Ksera, i cili ndodhet në arrest me burg po për të njëjtën akuzë “Shpërdorim Detyre”. Atij i është refuzuar kërkesa për hetimin në gjendje të lirë.

Comments

Submitted by Drejtesia e munguar (not verified) on

Pritej nje veprim i tille nga kjo gjykate, me Zaganjorin ne krye.
Dikur, dikur, ne kohen e qoftelargut, kur duhej ndryshuar situata ne ndonje institucion qe kishte probleme, thuhej se duhet bere QILIZEM I THELLE.
Keshtu edhe per kete gjykate. Duhen shkarkuar te gjithe, duke filluar nga pastrueset, sekretaret, e me rradhe deri tek i pari fare, Zaganjori.
Turp per drejtesine tone.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.