emri
“Gorna Makedonija” nuk pranohet nga faktori shqiptar
Ministrat e jashtëm të Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias dhe Nikolla Dimitrov ranë dakord të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për çështjen e emrit të Maqedonisë. Orët e gjata të diskutimit që patën së bashku në selinë e tretë të OKB-së në Vjenë me të Dërguarin Personal të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Ndërkombëtare, Mattheë Nimetz u konsideruan si pozitive.
Fjala "Maqedoni" do jetë patjetër në emrin e ri. Shkupi pranon kualifikues gjeografikë
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka deklaruar se qeveria e tij është e përgatitur për pranimin e një emri të ri që do të mbështetej mbi kriterin gjeografik.
“Ne jemi të përgatitur për një kualifikim gjeografik por do të ndalim aty sepse kjo është një çështje kyçe dhe i jep shansin negociatave që të mbërrijnë në një zgjidhje”, citohet ai gjatë një konference të përbashkët për shtyp me ambasadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zbogar.
Erdogan, "vëlla i madh" edhe për maqedonasit
"Turqia do të jetë gjithmonë në anën e Maqedonisë” mësohet të ketë deklaruar Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, në një konferencë të organizuar në Stamboll nga shoqatat e emigrantëve të Ballkanit, aktivitet i transmetuar live në mediat turke.
Qeveria greke nuk tërhiqet para protestave: Vazhdojnë negociatat për çështjen e emrit të Maqedonisë
Qeveria greke nuk ka ndërmend të heqë dorë nga negociatat për emrin e Maqedonisë, pavarësisht protestave masive të ditës së djelë. Mininistri i Jashtëm Nikos Kotzias, raportohet të ketë deklaruar se pjesëmarrja nuk ishte e tillë saqë të detyronte qeverinë të rimentonte strategjinë e saj.
Ahmeti: Nëse çështja e emrit nuk zgjidhet, gjërat mund të shkojnë shumë keq për të gjithë
Në diskutimin për emrin e Maqedonisë ka ndërhyrë së fundmi edhe kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, i cili është në pushtet në koalicion me kryeministrin maqedonas Zoran Zaev. Në një intervistë për gazetën konservatore greke “Kathimerini”, Ahmeti siguron palën greke se “vendi ynë nuk ndonjë pretendim territorial ndaj Greqisë”, me ç’rast sipas tij, Athina duhet të marrë një tjetër qëndrim.
Sondazhi, konsensus popullor në Maqedoni për emrin
61% e maqedonasve mbështesin zgjidhjen për çështjen e emrit të Maqedonisë për të përshpejtuar integrimin e vendiot në BE dhe NATO.Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti për Demokraci në Shkup nga 50% e qytetarëve sllavë (30% plotësisht, 20% pjesërisht) dhe 95% e qytetarëve shqiptarë (84% plotësisht, 11% pjesërisht) janë pro zgjidhjes së çështjes së emrit.
Kjo është mbështetja më e lartë e regjistruar në vitet e fundit në sondazhet e opinionit publik për çështjen e ndryshimit të emrit.
Valixhja diplomatike e Nimic, drejt emrit “Gorna Makedonija”
Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese në Republikën e Maqedonisë shihet si formula që mund të zhbllokojë zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Gazeta greke "Ta Nea" duke iu referuar burime të Ministrisë së Jashtme shkruan se pas bisedimeve me negociatorin ndërkombëtar Methju Nimetz, Athina kërkon një zgjidhje të përgjithshme që do të mbulojë të gjitha përdorimet.
Selanik/Protestë masive për emrin "Maqedoni"
Më shumë se 100 mijë grekë kanë protestuar në Selanik kundër emrit Maqedonia që duket se do të integrohet tek emri i ri ndërkombëtar. Sipas mediave ndërkombëtare protesta nuk asociohet me asnjë parti dhe në të morën pjesë priftërinj, anëtarë të tradeunioneve maqedonase nga Greqia e Veriut, politikanë lokalë, socialistë dhe konservatorë dhe ish-ushtarakë.
“Qëllimi ishte t’i dërgohet një mesazh i qartë IRJM-së që të ndalë së përdoruri “Maqedoninë” në emrin e saj”, raportojnë mediat.
Dalin 5 propozimet për emrin e Maqedonisë
Pesë emra të ndryshëm, me kushtëzimin e fjalës "Maqedoni" ka propozuar përfaqësuesi Special i OKB-së Metju Nimic për emrin e ri të Maqedonisë. Sipas mediave maqedonese, këto propozime u janë bërë të ditur negociatorëve Adamantios Vasilakis dhe Vasko Naumovski.
Sipas website-it maqedonas www.MKD.mk, propozimet janë:
Republika Nova Makedonija (Republika e Maqedonisë së Re)
Lavrov: Emri i Maqedonisë i lidhur me zgjerimin e NATO-s
Aktivizimi i diskutimit të emrit të emrit zyrtar të Maqedonisë lidhet me dëshirën e SHBA për të anëtarësiar Shkupin me NATO-n. Kjo pikëpamje u bë e ditur nga Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë shtypi mbi rezultatet e veprimit të diplomacisë ruse në vitin 2017.
"Për një kohë të gjatë bisedimet për zgjidhjen e emrit Maqedoni ishin në një" situatë apatike. U aktivizian vetëm atëherë kur SHBA vendosi se Shkupi duhet të jetë në NATO"- deklaroi Lavrov.