Sondazhi, konsensus popullor në Maqedoni për emrin
61% e maqedonasve mbështesin zgjidhjen për çështjen e emrit të Maqedonisë për të përshpejtuar integrimin e vendiot në BE dhe NATO.Sipas një sondazhi të kryer nga Instituti për Demokraci në Shkup nga 50% e qytetarëve sllavë (30% plotësisht, 20% pjesërisht) dhe 95% e qytetarëve shqiptarë (84% plotësisht, 11% pjesërisht) janë pro zgjidhjes së çështjes së emrit.
Kjo është mbështetja më e lartë e regjistruar në vitet e fundit në sondazhet e opinionit publik për çështjen e ndryshimit të emrit.
Në planin politik, bisedimet duket se kanë marrë një kthesë të papritur. Me një deklaratë të rreptë Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias kritikoi qëndrimin e të dërguarit personal të Kombeve të Bashkuara, Metju Nimic. Nisur nga diskutumet që Nimic pati në Shkup Kotzias theksoi se "i bëra të qartë se nuk është kompetent për të folur në lidhje me politikën e Athinës nëse është e drejtë apo është e gabuar".
Një ditë më parë kryeministri maqedonas Zoran Zaev, deklaroi se Shkupi mund t’i drejtohet referendumit në mënyrë që zgjidhja për emrin të ketë një konsesus sa më të gjerë popullor.
Add new comment