Valixhja diplomatike e Nimic, drejt emrit “Gorna Makedonija”
Zbatimi i ndryshimeve kushtetuese në Republikën e Maqedonisë shihet si formula që mund të zhbllokojë zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë. Gazeta greke "Ta Nea" duke iu referuar burime të Ministrisë së Jashtme shkruan se pas bisedimeve me negociatorin ndërkombëtar Methju Nimetz, Athina kërkon një zgjidhje të përgjithshme që do të mbulojë të gjitha përdorimet.
Megjithatë, zbatimi i përdorimit ndërkombëtar (multilateral dhe bilateral) dhe përdorimit të brendshëm (pra ndryshimi i emrit kushtetues) mund të kenë nevojë të bëhet në faza të ndryshme për të zgjidhur "fjalëkryqin kushtetues" në Maqedoni.
Sipas nenit 130 të Kushtetutës së Maqedonisë, propozimi për ndryshim mund të iniciohet nga Presidenti i Republikës, qeveria, të paktën 30 deputetë ose duke mbledhur 150,000 firma. Megjithatë, qarqet e informuara vunë në dukje se disa ndryshime kushtetuese duhet të ndodhin para se Maqedonia të aderojë në NATO dhe BE.
Të njëjtat qarqe thanë se është shumë i mundshëm një takim i ministrave të jashtëm Nikos Kotzia dhe Nikola Dimitrov javën e ardhshme, ndoshta në Selanik për të diskutuar në thellësi këto çështje komplekse.
Të dy vendet duket se kanë rënë dakord tashmë për emrin Gorna Makedonija ose Maqedonia e Epërme sipas idesë së negociatorit Nimic. Të njëjtat burime thanë se "Gorna Makedonija" ka disavantazhin se mund të kontestohet nga Bullgaria.
Add new comment