Selanik/Protestë masive për emrin "Maqedoni"
Më shumë se 100 mijë grekë kanë protestuar në Selanik kundër emrit Maqedonia që duket se do të integrohet tek emri i ri ndërkombëtar. Sipas mediave ndërkombëtare protesta nuk asociohet me asnjë parti dhe në të morën pjesë priftërinj, anëtarë të tradeunioneve maqedonase nga Greqia e Veriut, politikanë lokalë, socialistë dhe konservatorë dhe ish-ushtarakë.
“Qëllimi ishte t’i dërgohet një mesazh i qartë IRJM-së që të ndalë së përdoruri “Maqedoninë” në emrin e saj”, raportojnë mediat.
Kjo është protesta e parë ndërkohë që negociatat mes të dyja vendeve kanë hyrë në një fazë të re dhe siç thuhet janë më afër gjetjes së një zgjidhjeje. Ka pretendime të ndryshme për pjesëmarrjen në protestë që varion nga 400 000 në 100 000, kjo e fundit, shifër e policisë greke.
Add new comment