bota
Tajlanda hedh idenë e Shengenit të Azisë Juglindore
Tajlanda propozon krijimin e një zone të ngjashme me Shengenin në Azinë Juglindore, për të tërhequr më shumë turistë që shpenzojnë shumë.
Siç raporton Bloomberg, kryeministri tajlandez, Srettha Thavisin, e ka konsultuar këtë ide me homologët e tij në Kamboxhia, Laos, Malajzi, Mianmar dhe Vietnam.
Furnitorët e luftës në Gaza
Qeveritë perëndimore po hasin presion në rritje për të ndalur shitjet e armëve te Izraeli për shkak të mënyrës se si ai po e zhvillon luftën kundër Hamasit në Rripin e Gazës.
Izraeli është vetë eksportues i madh armësh, por ushtria e tij ka qenë shumë e varur nga avionët e importuar, bombat e drejtuara dhe raketat, për të kryer atë që ekspertët e kanë përshkruar si një nga fushatat ajrore më intensive dhe shkatërruese në historinë e fundit.
Britania largohet edhe nga Erasmus+
Britania e Madhe do të largohet nga skema e shkëmbimit studentor të BE-së Erasmus+. Shkak i vendimit janë bërë aftësitë e dobëta të britanikëve në gjuhët e huaja, të cilat e kanë bërë anëtarësimin shumë të shtrenjtë për t'u justifikuar.
Për shkak të përvetësimit të ulët të skemës nga studentët britanikë në krahasim me kombësitë e tjera - i kushtëzuar nga aftësitë e dobëta për të mësuar gjuhë – Lodrës i duhet të paguajë gati 300 milionë euro më shumë në vit sesa merr.
Rusia investon 2.6 miliardë dollarë në ar dhe valutë të huaj
Ministria e Financave e Rusisë njoftoi se do të dyfishojë blerjet e valutës së huaj dhe arit përgjatë këtij muaji, një lëvizje që e kombinuar me shitjen e bankës qendrore do t'i çojë ndërhyrjet neto të shtetit në forex gati afër zeros.
“Plani kinez për paqen, më i miri”
Rusia e vlerëson si më të arsyeshmin planin e paqes që ka propozuar Kina. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se ky është plani më i mirë që është propozuar deri tani.
Pekini parashtroi një dokument prej 12 pikash më shumë se një vit më parë që përcaktonte parimet e përgjithshme për përfundimin e luftës, por nuk hynte në detaje. Plani u prit vakët në atë kohë si në Rusi ashtu edhe në Ukrainë, ndërsa Shtetet e Bashkuara thanë se Kina po përpiqej të paraqitej si paqebërëse, por duke reflektuar "narrativën e rreme" të Rusisë.
Paralajmërimi rus për Francën: Nëse dërgoni trupa në Ukrainë, do të keni probleme
Ministri rus i Mbrojtjes paralajmëroi homologun e tij francez kundër vendosjes së trupave në Ukrainë. Siç raporton AP, në një telefonatë të rrallë, Sergei Shoigu i tha ministrit francez të mbrojtjes Sébastien Lecornu se nëse Parisi konkretizon deklaratat e tij për mundësinë e dërgimit të një kontigjenti ushtarak francez në Ukrainë, "kjo do të krijojë probleme për vetë Francën".
Presidenti francez, Emmanuel Macron, la të kuptohej dy muaj më parë se mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë nuk mund të përjashtohej.
Një zonë e re kohore për Hënën
Shtëpia e Bardhë kërkon që agjencia amerikane e hapësirës NASA të zhvillojë një zonë të re kohore për Hënën - Koha e Koordinuar Hënore (CLT).
Koha lëviz më shpejt në Hënë për shkak të fuqisë së ndryshme të fushës gravitacionale. Në raport me Tokën ka një ndryshim prej 58.7 mikrosekonda çdo ditë. Mund të mos duket shumë, por ka ndikim të rëndësishëm kur përpiqesh të sinkronizosh një anije kozmike.
Qeveria e SHBA shpreson se zona e re kohore do të ndihmojë në koordinimin efektiv të përpjekjeve kombëtare dhe private për të arritur në Hënë.
Zvicra hedh hapin e parë drejt mbylljes totale për emigrantët
Zvicra do të mbajë një referendum për masat e krijuara për të kufizuar imigracionin për të ndaluar popullsinë të arrijë në 10 milionë para vitit 2050.
Sistemi i demokracisë direkte, me të cilin operon Zvicra, qytetarët mund të iniciojnë një referendum nëse mbledhin 100 000 firma të vlefshme brenda 18 muajve.
Partia e djathtë Popullore Zvicerane (SVP) dorëzoi 114 600 nënshkrime në Kancelarinë Federale në Bernë të mërkurën -- të mbledhura në gjysmën e kohës.
Ulet me 20% borxhi i jashtëm i Rusisë
Qeveria e Rusisë dhe bizneset e saj e kanë reduktuar në mënyrë të vazhdueshme borxhin e jashtëm. Të dhënat zyrtare flasin për një rënie të buxhetit me 20% vitin e kaluar, duke arritur pikën më të ulët në më shumë se një dekadë.
Në raportin e saj, i cituar nga RT, Banka Qendrore ruse thotë se që nga 1 janari i këtij viti, "borxhi i jashtëm i Federatës Ruse arriti në 316.8 miliardë dollarë, duke u ulur me 68.2 miliardë dollarë, ose me 17.7%, gjatë vitit [2023]".
Ndryshimi i klimës po ngadalëson rrotullimin e Tokës
Ndryshimet klimatike po shkaktojnë shkrirjen e një sasie aq të madhe të akullit polar saqë po ngadalëson rrotullimin e Tokës dhe – kjo do të ndryshojë mënyrën se si matim kohën në të ardhmen. Ky është përfundimi Duncan Agnew, gjeofizikan dhe profesor në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, arriti duke analizuar të dhënat nga imazhet satelitore.