Ulet me 20% borxhi i jashtëm i Rusisë
Qeveria e Rusisë dhe bizneset e saj e kanë reduktuar në mënyrë të vazhdueshme borxhin e jashtëm. Të dhënat zyrtare flasin për një rënie të buxhetit me 20% vitin e kaluar, duke arritur pikën më të ulët në më shumë se një dekadë.
Në raportin e saj, i cituar nga RT, Banka Qendrore ruse thotë se që nga 1 janari i këtij viti, "borxhi i jashtëm i Federatës Ruse arriti në 316.8 miliardë dollarë, duke u ulur me 68.2 miliardë dollarë, ose me 17.7%, gjatë vitit [2023]".
Shuma e borxhit nga banka qendrore e Rusisë dhe bankat e tjera mbeti praktikisht e pandryshuar në 94.7 miliardë dollarë, ndërsa borxhi i qeverisë u reduktua me 29%, nga 46.1 miliardë dollarë në 32.7 miliardë dollarë. Sektorët e tjerë të ekonomisë e reduktuan borxhin e përgjithshëm të jashtëm me 22.6% në 189.4 miliardë dollarë, thuhet në raport.
Borxhi i jashtëm i Rusisë arriti një nivel historik prej mbi 700 miliardë dollarë në vitin 2014. Detyrimet filluan një rënie relativisht të qëndrueshme që atëherë, për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura në vitin 2014 për ribashkimin e Krimesë dhe tërheqjes së kapitalit nga jorezidentët.
Pas ndërhyrjes në Ukrainë, sanksionet që Perëndimi i vuri Rusisë pritej të dobësonin ekonominë e saj. Por pavarësisht parashikimeve të shumë ekspertëve, ekonomia rusa ia kaloi Evropës dhe SHBA-së në vitin 2023, duke u rritur me 3.6%.
Add new comment