bota
Izraeli kërkon shpalljen e Gardës Revolucionare organizatë terroriste
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, kërkon që Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) të shpallet organizatë terroriste pas sulmit masiv ajror të së shtunës.
Megjithatë, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell,e kundërshtoi këtë kërkesë, duke u shprehur se një veprim i tillë nga Blloku nuk është ligjërisht i mundur për momentin.
Irani sulmon Izraelin me dronë
Ashtu siç pritej, Irani ka nisur një sulm ndaj Izraelit. Dhjetëra dronë janë lëshuar nga Irani, gjë që e detyroi Izraelin të mbyllë hapësirën ajrore gjatë orëve të natës.
Mediat izraelite flasin për 50-100 dronë të lëshuar nga Sulemania dhe Basra, të cilët pritet të mbërrijnë në destinacion rreth orës 6:30 të mëngjesit të së dielës.
“Kemi vetëm dy vite kohë për të shpëtuar planetin”
Eksperti kryesor i klimës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) thotë se njerëzimi ka dy vjet kohë për të zbutur efektet më të këqija të ngrohjes globale.
Sekretari Ekzekutiv i OKB-së i Konventës Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike, Simon Stiell, e bëri këtë deklaratë në një event publik në Londër.
"Kush ka saktësisht dy vjet për të shpëtuar botën? Përgjigja është çdo person në këtë planet", citohet ai.
Torturat në burgun e Abu Ghraibit, një padi e re shkon në gjykatë
Tre prej ish-të burgosurve në burgun e Abu Ghraibit në Irakut do të kenë mundësi të çojnë pretendimet e tyre në gjykatë, për herë të parë pas 20 vjetësh. Në padinë civile kundër kontraktorit ushtarak amerikan, CACI International, ata e fajësojnë se ka krijuar kushtet për tortura duke drejtuar ose inkurajuar abuzimet nga rojet ushtarake, të paktën pjesërisht për t’i "zbutur" të burgosurit para marrjes në pyetje. Paditësit janë civilë irakianë, të cilët janë mbajtur në Abu Ghraib për disa kohë, për t’u liruar më pas pa akuza.
WSJ: Irani pritet të sulmojë Izraelin brenda dy ditësh
Autoritetet izraelite po përgatiten për "një sulm të drejtpërdrejtë nga Irani, në veri ose në jug të vendit, brenda 24 ose 48 orëve të ardhshme".
Konferencë paqeje me Rusinë, pa Rusinë
Zvicra do të organizojë një konferencë paqeje të nivelit të lartë për Ukrainën në mes të qershorit, por pa Rusinë. Ukraina dhe rreth 100 vende do të marrin pjesë në konferencën në resortin luksoz Burgenstock pranë qytetit qendror të Luzernit më 15-16 qershor.
Borrell paralajmëron për "katastrofë të mundshme bërthamore" në Rusi
Sulmet në termocentralin bërthamor të Zaporozhye të Rusisë (ZNPP) mund të rezultojnë në një katastrofë bërthamore, paralajmëroi përfaqësuesi i lartë i BE-së për çështjet e jashtme dhe politikën e sigurisë. Josep Borrell komentoi sulmet e kryera nga dronët kamikaze në stacionin e energjisë bërthamore në qytetin Energodar, në rajonin Zaporozhye.
Të dielën, forcat ukrainase goditën me bomba pjesë të kompleksit, mes të cilave mensën dhe zonën e ngarkesave. Një dron ra mbi kupolën e Reaktorit Gjashtë.
Pakënaqësi ndaj Gjermanisë për raketat Taurus
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kritikoi ashpër kancelarin gjerman Olaf Scholz, i cili ka refuzuar t’i dërgojë Kievit raketat Taurus të prodhimit gjerman. Zelenskyy sugjeroi se ngurrimi i Scholz tregon se ai dëshiron t’i mbajë armët për të mbrojtur Berlinin kundër një kërcënimi nga Rusia.
“Me sa kuptoj unë, kancelari beson se, duke qenë se është përfaqësues i një shteti jo bërthamor, kjo është arma e vetme që ka Gjermania, është më e fuqishmja”, tha Zelenskyy në një intervistë me Axel Springer, kompania mëmë e POLITICO.
Rusia heton Perëndimin për financim të terrorizmit
Rusia njoftoi se ka nisur një hetim penal ndaj zyrtarëve të lartë në Shtetet e Bashkuara dhe vendet anëtare të NATO-s, të cilët dyshohen për "financim të terrorizmit".
Komiteti Hetimor i Rusisë, i cili heton krimet e rënda, tha se paratë nga organizatat tregtare janë përdorur për "eliminimin e figurave të njohura politike dhe publike" brenda dhe jashtë Rusisë në vitet e fundit, si dhe për t’i "shkaktuar dëm ekonomik" vendit.
Zonjat e mjedisit fitojnë betejën ligjore me qeverinë e Zvicrës
Një grup zonjash të moshuara fituan betejën me Zvicrën për çështjen e klimës. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut u dha të drejtë grave të grupit “Klima Seniorinnen”, rreth dy mijë aktiviste zvicerane (mesatarisht 75 vjeç) që denoncuan vendin e tyre për mosveprim kundër krizës klimatike. Vendimi i gjykatës është i detyrueshëm për të 46 shtetet e Këshillit të Evropës.