bota
Pfizergate nën lupën e prokurorëve europianë
Negociatat e presidentes së KE-së, Ursula von der Leyen dhe CEO të Pfizer, për vaksinën anti-Covid 19 janë bërë objekt hetimi i një grupi prokurorësh europianë.
Mediat amerikane me version të ndryshëm nga shërbimet sekrete: Sindroma e Havanës ka lindur në Moskë
Një njësi sekrete e inteligjencës ruse mund të jetë përgjigjja për Sindromën e Havanës, e cila ka prekur diplomatët amerikanë, spiunët, kontraktorët dhe familjet e tyre. Ky është konkluzioni i një investigimi të kryer nga “The Insider”, një uebsajt i pavarur investigativ rus, revista gjermane Der Spiegel dhe seria e dokumentarëve CBS 60 Minutes. Sipas investigimit, përgjegjëse për sindromën e Havanës është njësia 29155 e GRU-së.
Integrimi i të huajve, gjen mbështetje në qeverinë Meloni ideja e klasave me shumicë italiane
Italia duket se do të ndjekë shembullin e Gjermanisë lidhur me njohjen e gjuhës si kriter i integrimit të të huajve.
Nënsekretarja e Arsimit, Paola Frassinetti, e cila vjen nga radhët e Fratelli d’Italia, partia në pushtet e kryeministres Giorgia Meloni, deklaroi të premten se ka rënë dakord me ministrin e Arsimit, Giuseppe Valditara, i cili gjithashtu ka theksuar rëndësinë e integrimit të studentëve të huaj dhe ka bërë thirrje për klasa me shumicë italiane.
Kjo ide është hedhur fillimisht nga lideri i Lega-s, Matteo Salvini, i njohur për qëndrimet e tij antiemigrante.
Parandalohet një sulm tjetër në Rusi
Shërbimi i Sigurisë së Brendshme Ruse ka arrestuar tre "shtetas të Azisë Qendrore" të cilët po planifikonin një sulm terrorist në Stavropol, në jugperëndim të Rusisë.
Lajmin e bën të ditur RiaNovosti, duke shpjeguar se shërbimet ruse kanë sekuestruar pjesë bombash artizanale dhe produkte kimike në vendin e banimit të tre të arrestuarve.
Jemi në epokën e paraluftës
Evropa ka hyrë në një "epokë të paraluftës" në të cilën çdo skenar është i mundur dhe kërcënimi i luftës nuk është diçka e së shkuarës. Kryeministri polak, Donald Tusk, thotë se me situatën në lindje të Europës "çdo skenar është i mundur".
“Nuk dua të tremb askënd, por lufta nuk është më një gjë e së kaluarës. Është e vërtetë dhe në fakt ka filluar më shumë se dy vjet më parë”, tha Tusk.
Schröder: Perëndimi duhet të negociojë me Putinin
Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schröder, thotë miqësia e tij me presidentin rus Vladimir Putin mund të kontribuojë në përfundimin e luftës në Ukrainë.
"Ne kemi punuar së bashku mirë për shumë vite. Ndoshta kjo mund të ndihmojë ende për të gjetur një zgjidhje të negociuar, unë nuk shoh ndonjë rrugë tjetër," është shprehur Schröder në një intervistë për DPA.
Uria në Gaza, një krim lufte
Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, thotë në një intervistë për BBC se Izraeli mban përgjegjësi të madhe për katastrofën humanitare në Gaza dhe se ka prova të besueshme se Izraeli po e përdor urinë si armë lufte në Gaza.
Türk thotë se nëse provohet, kjo do të përbënte një krim lufte.
Një kundërshtar i papritur për Orbanin
Dorëheqja e papritur e ministres së Drejtësisë i ka hapur rrugën një skandali në qeverinë hungareze. Judit Varga, një prej njerëzve më të afërt të Orban, që pritej të drejtonte partinë e djathtë Fidesz në zgjedhjet evropiane dhe një nga emrat më të njohur të politikës hungareze në Bruksel u dorëhoq javën e kaluar.
Çmimi i shtrenjtë i emigrimit
Përgjatë dekadës së fundit kanë qenë me qindra tragjeditë që kanë përfshirë emigrantët në përpjekje për të arritur brigjet e Europës.
Agjencia e Emigracionit në Kombet e Bashkuara (IOM), përllogarit në raportin e fundit se që nga viti 2014 janë më shumë se 27 mijë njerëz të vdekur ose të zhdukur në ujërat pranë kontinentit të vjetër.
Alarm në Tokio për një valë infeksionesh bakteriale
Autoritetet vendore në Tokio kanë lëshuar një paralajmërim për rastet në rritje të një lloji të rrallë, por serioz, infeksioni bakterial.
Rastet e regjistruara janë më shumë se asnjëherë tjetër - 88 vetëm në kryeqytet - 517 infeksione në mbarë vendin, sipas The Japan Times.