bota
Blinken njofton largimin e Victoria Nuland, nënsekretarja e Shtetit del në pension
Nënsekretarja e shtetit për çështjet politike, Victoria Nuland, do të largohet nga detyra. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se Nuland del në pension në javët e ardhshme.
Nuland lë postin e rëndësishëm në Departamentin e Shtetit, ku luajti një rol kyç në përgjigjen e SHBA-së ndaj luftës në Ukrainë – në një kohë kur financimi për Kievin ka ngecur në Kongres, ndërsa Rusia përparon në fushën e betejës.
BE ndalon mallrat e prodhuara me punë të detyruar
Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian arritën një marrëveshje të përkohshme për të ndaluar hyrjen e produkteve të prodhuara me punë të detyruar në tregun e përbashkët evropian.
Marrëveshja përcakton përgjegjësitë që Komisioni i BE-së dhe shtetet anëtare kanë në identifikimin e kompanive që shfrytëzojnë punëtorët e detyruar dhe ndalojnë produktet e tyre.
Sipas ministrit të Ekonomisë dhe Punës në Belgjikë, Pierre-Yves Dermagne, marrëveshja ka për qëllim të prishë modelin e biznesit të këtyre kompanive.
SHBA i druhet koordinimit të Rusisë me superfuqitë e tjera bërthamore
SHBA nuk e përjashton mundësinë e përballjes me dy suerfuqi bërthamore në të njëjtën kohë. Ndërsa shqetësimet për bashkëpunimin ushtarak mes Rusië dhe Koresë së Veriut sa vijnë e shtohen, ushtria amerikane po përgatitet për të qenë gati në çdo rast.
Gjenerali Anthony Cotton, komandanti i Komandës Strategjike të SHBA, tha gjatë një sesioni të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit, se ushtria është e përgatitur për luftë “edhe brenda natës”.
Rusia publikon audion: Gjermania po planifikon goditjen me raketa në Krime
Një takim i ushtarakëve të lartë gjermanë, gjatë të cilit diskutohet mbi mundësinë për t’i dhënë Ukrainës raketa me rreze të gjatë për të goditur objektiva në Krime, është publikuar në mediat ruse. Audio 38-minutëshe e mbledhjes u publikua nga shefja e RT, Margarita Simonyan.
Në të, oficerët e lartë gjermanë diskutojnë se si raketat mund të godasin urën Kerç, e cila lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar nga Rusia pak vite më parë.
Prostitucioni, historia e një ligji të dështuar
Më shumë se dy dekada pasi u legalizua, në Gjermani, debati për prostitucionin është hapur sërish.
Opozita konservatore në Parlament po bën fushatë për të reformuar ligjin e vitit 2002 që e bëri punën seksuale të ligjshme.
Partia CDU e ish-kancelares Angela Merkel pretendon se legalizimi nuk e ka arritur qëllimin e tij: situata e punonjëseve të seksit nuk është përmirësuar dhe trafikimi i qenieve njerëzore nuk është ndalur.
Sipas disa studimeve, shumica dërrmuese e grave që punojnë në prostitucion në Gjermani janë në fakt nën kontrollin e një tutori.
Kuba i kërkon ndihmë OKB-së
Në Kubë, mungesa e ushqimeve bazë e ka detyruar qeverinë t’i kërkojë ndihmë OKB-së. Qeveria e Havanës ka pranuar për herë të parë se i mungon mielli i grurit për të garantuar furnizimin e shportës së subvencionuar deri në fund të muajit dhe ka kërkuar ndihmë "urgjente" nga Programi Botëror i Ushqimit për të garantuar shpërndarjen e të paktën një litër qumësht në muaj për të gjithë fëmijët nën 7 vjeç.
“Vatikani i së nesërmes”, tjetër letër anonime brenda Kishës Katolike
Brenda gjirit të Kishës Katolike, zërat për largimin e Papa Françeskut kanë nisur të shtohen. Pas tekstit me titull “Demos” dy vjet më parë, pas të cilit më vonë u zbulua se qëndronte kardinali George Pell, një tjetër dokument i kësaj natyre shfaqet në internet.
Riaktivizohen grupet guerrile në Greqi
Dhjetë persona janë nën akuzë për terrorizëm në Greqi, pas një seri sulmesh me bomba dhe granata dore, mes të cilëve edhe një shpërthim me bombë, i planifikuar për t’u kryer në Gjykatën e Selanikut.
Katër prej të akuzuarve janë në burg për krime të tjera, ndërsa jashtë janë vënë rishtas në pranga, raportojnë mediat greke.
Putin: Kujtoni fatin e Hitlerit dhe Napoleonit
Presidenti rus, Vladimir Putin, paralajmëroi Perëndimin për rrezikun e luftës bërthamore në rast se trupa të tij dërgohen për të luftuar në Ukrainë.
Në një fjalim drejtuar Parlamentit dhe elitës ruse, Putin tha se liderët e Perëndimit nuk po e kuptojnë mirë se sa e rrezikshme mund të jetë ndërhyrja e tyre në ato që ai i cilësoi si punët e brendshme të Rusisë.
Putin kishte të drejtë
Steve Hall, ish-shefi i operacioneve të CIA-s në Rusi, thotë se parashikimi i presidentit rus, Vladimir Putin, se SHBA-ja do të lodhej shpejt dhe do të pushonte së mbështeturi Ukrainën po provohet i saktë.
Hall u shpreh në një intervistë për CNN se këtë e provon sjellja e Putin ditët e fundit. Sipas tij, presidenti rus ka filluar t’u thotë njerëzve të rrethit të tij të ngushtë se strategjia e tij, për të cilin ata ishin skeptikë, ka rezultuar efikase.