Blinken njofton largimin e Victoria Nuland, nënsekretarja e Shtetit del në pension
Nënsekretarja e shtetit për çështjet politike, Victoria Nuland, do të largohet nga detyra. Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, njoftoi se Nuland del në pension në javët e ardhshme.
Nuland lë postin e rëndësishëm në Departamentin e Shtetit, ku luajti një rol kyç në përgjigjen e SHBA-së ndaj luftës në Ukrainë – në një kohë kur financimi për Kievin ka ngecur në Kongres, ndërsa Rusia përparon në fushën e betejës.
Vendin e saj pritet ta zërë ambasadorja aktuale e SHBA në NATO, Julianne Smith. Deri në emërimin e saj, detyrën do ta ushtrojë nënsekretari i shtetit për menaxhimin, John Bass.
Add new comment