Rusia publikon audion: Gjermania po planifikon goditjen me raketa në Krime

Postuar në 02 Mars, 2024 23:15

Një takim i ushtarakëve të lartë gjermanë, gjatë të cilit diskutohet mbi mundësinë për t’i dhënë Ukrainës raketa me rreze të gjatë për të goditur objektiva në Krime, është publikuar në mediat ruse. Audio 38-minutëshe e mbledhjes u publikua nga shefja e RT, Margarita Simonyan.  

Në të, oficerët e lartë gjermanë diskutojnë se si raketat mund të godasin urën Kerç, e cila lidh Rusinë me Krimenë e aneksuar nga Rusia pak vite më parë.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, e cilësoi rrjedhjen e këtij materiali "një çështje shumë serioze dhe kjo është arsyeja pse ajo tani po hetohet me shumë kujdes, shumë intensivisht dhe shumë shpejt".

Sipas revistës Der Spiegel, videokonferenca nuk u mbajt në një rrjet sekret të brendshëm të ushtrisë, por në platformën WebEx.

Në regjistrim flitet për përdorimin e mundshëm nga forcat ukrainase të raketave Taurus të prodhimit gjerman dhe ndikimin e tyre të mundshëm.

Përgjimin e takimit e pranoi edhe Ministria gjermane e Mbrojtjes në një prononcim për AFP.

Ndërsa Ministria e Jashtme ruse kërkoi shpjegime nga Gjermania.

Përpjekjet për të shmangur përgjigjen e pyetjeve do të konsiderohen si pranim i fajit”, tha zëdhënësja Maria Zakharova.

Ndërsa Dmitry Medvedev, nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, shkroi në Telegram: "Rivalët tanë shekullorë - gjermanët - janë kthyer përsëri në armiqtë tanë të betuar".

"Shikoni, me çfarë thellësie dhe me aq hollësi (gjermanët) diskutojnë goditjen e territorit tonë me raketa me rreze të gjatë, zgjedhin objektivat për të goditur dhe diskutojnë se si t'i shkaktojmë dëmin maksimal atdheut tonë dhe popullit tonë," tha ai.

Publikimi i kësaj bisede vjen vetëm pak ditë pasi kancelari gjerman, Olaf Scholz, dha garanci se NATO nuk ishte dhe nuk do të përfshihej drejtpërdrejt në konfliktin e Ukrainës.

Ai e ka kundërshtuar idenë e dërgimit të raketave Taurus në Ukrainë, pasi ky veprim mund ta bënte Gjermaninë pjesë të konfliktit. Plani që diskutohet në audio nga ushtarakët e Bundesëehr-it është në thelb një mënyrë për ta bërë një gjë të tillë, por pa pasoja për Berlinin.

Comments

Submitted by Maskarai (not verified) on

Do heshtin pak tashme.
Ngelen duke dhene hipoteza se kur e qysh do sulmoj Rusia. Paskan qene keta qe do sulmonin Rusine.

Submitted by Prostituta Komb... (not verified) on

Te njejtet qe sulmuan beogradin ne prishtine!
Nje hale e madhe te polli o Maskarai

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.