Integrimi i të huajve, gjen mbështetje në qeverinë Meloni ideja e klasave me shumicë italiane

Postuar në 30 Mars, 2024 11:34

Italia duket se do të ndjekë shembullin e Gjermanisë lidhur me njohjen e gjuhës si kriter i integrimit të të huajve.

Nënsekretarja e Arsimit, Paola Frassinetti, e cila vjen nga radhët e Fratelli d’Italia, partia në pushtet e kryeministres  Giorgia Meloni, deklaroi të premten se ka rënë dakord me ministrin e Arsimit, Giuseppe Valditara, i cili gjithashtu ka theksuar rëndësinë e integrimit të studentëve të huaj dhe ka bërë thirrje për klasa me shumicë italiane. 

Kjo ide është hedhur fillimisht nga lideri i Lega-s, Matteo Salvini, i njohur për qëndrimet e tij antiemigrante.

Salvini ka propozuar një kufi prej 20% për nxënësit e huaj në klasa.

Frassinetti nënvizoi se objektivi i një shkolle të hapur për të gjithë nuk duhet të neglizhojë vlerësimin e karakteristikave identitare të kombit pritës, prandaj  ekuilibri midis përfshirjes dhe ruajtjes së identitetit kulturor italian është thelbësor.

“Valditara ka të drejtë kur thotë se e ardhmja e komunitetit tonë kombëtar varet nga integrimi i vërtetë i studentëve të huaj”, tha Frassinetti.

Ne duam një shkollë të hapur për të gjithë dhe që në të njëjtën kohë ruan identitetin e saj dhe për ta bërë këtë është e nevojshme të forcohet mësimi i gjuhës italiane me kurse specifike për studentët e huaj, gjë që është thelbësore për të siguruar gjithëpërfshirjen në kuptimin e plotë të fjalës

Comments

Submitted by Andrea (not verified) on

Normal duket propozimi i Melonit. Edhe une po te isha ne vendin e saj te njejten gje do beja, ashtu sic e ben me ligj te shkruar Gjermania e Franca, dhe sic e bejne pa ligj te shkruar te gjithe te tjeret. Imagjinoni sikur te krijonte klasa me gjuhen specifike emigrantit. Nuk do te mirrej vesh cbehej. Italia eshte shtet i madh, po mendo psh Greqine qe ne 10 milion 2 jane te huaj. Do flitej shqipja si vaktit neper Peloponez e Athine

Submitted by Arben (not verified) on

Integrimi eshte projekt i deshtuar.
vetem asimilimi mund ta shpetoje evropen
Turqit e gjermanise ndihen ende turq dhe ne brezin e trete dhe nuk ndjejne gjermanine si atdhe.
Kjo nuk ndodh ne USA
Kush do te jetoje ne USA duhet ti betohet besnikeri atdheut te ri dhe ta harroje pak e nga pak atdheun e vjeter

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.