bloomberg
Një takim në dritën e ndryshimit të politikës së SHBA ndaj muxhahedinëve të MEK
Dje kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftonte takimin e tij me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, përmbajtjen e të cilit e përshkruante kështu:
Në zyrën e Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, për Rindërtimin, paketën AntiKÇK, Shengenin Rajonal dhe dialogun Kosovë - Serbi, si edhe sfidat e përbashkëta të aleancës sonë strategjike, ku Shqipëria mbetet besnikërisht e lidhur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Nga ana e vet ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë këtë njoftim:
Coronavirusi ushqen paragjykimet. Ndërkohë gripi sezonal ka shkaktuar 10 mijë viktima në SHBA
Coronavirusi që ka goditur Kinën po provokon në disa drejtime edhe një lloj ndjenje antikineze. Agjencia Reuters sjell një foto realizuar na ishullin Phu Quoc në Vietnam që njofton se nuk pranon klientë kinezë për shkak të virusit. Në kanada ka patur raportime për një lloj animoziteti ndaj kinezëve dhe e njëjta gjë po vihet re edhe në Europë. Lajmi i autoriteteve kineze se virusi ka origjinuar në një treg kafshësh të egra, ka shtuar mërinë.
Mjaft hëngrët lakuriq nate, - një thirrje në tuiter.
Arsyet pse Italia nuk mund të dalë nga Eurozona
Miliarderi Bloomberg sfidon Trump
Michael Bloomberg, miliarderi I njohur amerikan kërkon të sfidojë presidentin actual të Shteteve të Bashkuara Donald Trump në zgjedhjer presidenciale të vitit 2020. Ai ka njoftuar zyrtarisht sot se do të kërkojë nominimin e Demokratëve për garën e vitit të ardhshëm.
Për tri minuta me smartphone. 290 miliardë dollarë kreditim për 16 milionë kompani
Jack Ma, miliarderi kinez i shitjeve, ka thyer një tjetër rekord që duket se ka tronditur sistemin bankar të Kinës. Sipas “Bloomberg”, MYbank, banka katërvjeçare online e Ma, ka kredituar 290 miliardë dollarë për 16 milionë kompani të vogla dhe të mesme. Procedura është e thjeshtë: disa klimime në smartphone dhe nëse aplikimi miratohet, bëhet lëvrimi i menjëhershëm i parave.
I gjithë procesi kërkon tre minuta dhe zero burime njerëzore bankara
Gjermania e Macronit në krye të KE-së
Juncker tha se rotacioni në krye të Komisionit Europian nuk pati shumë transparencë. Nuk është e qartë se çfarë donte të thoshte zyrtari në fjalë që e plotësoi mandatin me mikroskandale dhe skena komike të një pijedashësi që është ngopur duke qenë në krye. Por fjala është për caktimin në vend të tij të ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Një njeri I gjermanëve në krye të KE-së. Kështu është ideja e parë. Një njeri i Merkel që sot ka timonin e Europës, ekzekutivit të saj.
Mesazhi i Francës për kapitalizmin është i thjeshtë: Përshtatu ose vdis
Franca po lëshon një alarm për ekonomitë e përparuara të botës: kapitalizmi po i dëmton.
Presidenti Emmanuel Macron dhe ministri i tij i Financave, Bruno Le Maire, po përdorin presidencën franceze të G7-s për të argumentuar se sistemi ushqen pabarazinë, shkatërron planetin dhe është joefektiv në arritjen e qëllimeve në interesin publik. Vendi ka përjetuar tashmë disa nga pasojat e para të lëvizjes së “jelekëve të verdhë” që shpërtheu në fund të vitit të kaluar.
Bloomberg: Europa, kërcënim real për ekonominë botërore
"Pavarësisht shqetësimeve të ngritura nga lufta tregtare mes SHBA dhe Kinës, kërcënimi më i madh për ekonominë botërore duket të jetë Evropa”- thotë agjencia Bloomberg
Rënia e kërkesës është e dukshme në eurozonë në krahasim me vitin 2018, madje edhe lokomotiva gjermane po ndeshet me probleme, duke paralajmëruar një rrezik real që rritja ekonomike të arrijë në më pak se 1% këtë vit. Investitorët e kanë kuptuar këtë. Indeksi Euro i Bloomberg ka shkuar në nivelin më të ulët që nga mesi i vitit 2017, ndërsa aksionet evropiane në bursa kanë rënë.
Hakerimi i madh i Kinës
Kina me gjasë ka kryer sulmin më të madh teknologjik ndaj SHBA-së ndonëse një gjë e tillë është mbajtur larg vëmendjes së publikut. Rasti në fjalë raportohet nga “Bloomberg” që shkruan se sulmi ka qenë i ndryshëm nga hakerimet e zakonshme në nivel softuerik.
Athina: Reagim i fortë nëse Rusia përpiqet të pengojë Marrëveshjen e Prespës
Athina zyrtare ka përsëritur qëndrimin e saj për të ratifikuar marrëveshjen e Prespës për emrin e Maqedonisë, duke refuzuar çdo presion të Rusisë. Mesazhi është përcjellë për Bloomberg nga Costas Douzinas, kryetar i Komitetit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë, i cili ka paralajmëruar edhe Kremilinin.
Nëse rusët do të përpiqen ta pengojnë, reagimi do të jetë i fortë
citohet Douzinas në një artikull në median në fjalë.