Gjermania e Macronit në krye të KE-së

Postuar në 06 Korrik, 2019 14:19

Juncker tha se rotacioni në krye të Komisionit Europian nuk pati shumë transparencë. Nuk është e qartë se çfarë donte të thoshte zyrtari në fjalë që e plotësoi mandatin me mikroskandale dhe skena komike të një pijedashësi që është ngopur duke qenë në krye. Por fjala është për caktimin në vend të tij të ministres gjermane të Mbrojtjes, Ursula von der Leyen. Një njeri I gjermanëve në krye të KE-së. Kështu është ideja e parë. Një njeri i Merkel që sot ka timonin e Europës, ekzekutivit të saj.

Mirëpo ka që mendojnë ndryshe. Media amerikane “Bloomberg” shkrun se von der Leyen në fakt është propozim i presidentit francez, Emmanuel Macron, që ia sugjeroi atë kancelares gjëermane javë përpara se të nisnin konsultat për emërimet e reja në krye të zyrave europiane. “Bloomberg” citon një zyrtar të lartë francez, sipas të cilit në të vërtetë Merkeli nuk do të mund ta propozonte dot von der Leyen për shkak të situatës së brendshme politike. Manovra ishte shumë e thjeshtë: gjermanët propozuan hollandezin Frans Timmermans, në të njëjtën kohë Macron lëvizi me propozimin e ministres gjermane.

Merkeli kishte mbulimin që i duhej për të dhënë miratimin e heshtur, ndonëse në një kthesë kurioze, liderja gjermane abstenoi në votën për të nominuar shefin e parë gjerman të komisionit europian në gjysmë shekulli, teksa partnerët e saj në koalicion refuzonin ta pranoin atë

shkruan Bloomberg.

Arsyeja pse Macron mbështet von der Leyen lidhet sa me faktin se ajo ka lindur në Bruksel nga pridnër që kanë qenë zyrtarë në BE dhe sipas tij e kupton mirë Europën. Macron dëshiron të çojë përpara dhe të kthejë në prioritet teknologjinë dixhitale dhe inteligjencën artificiale, ndërkohë që në planin politik, von der Leyen dhe Macron ndajnë të njëjtin vizion: atë të Shteteve të Bashkuara të Europës. Kjo ide do të duhet të nisë nga vendimet për një sistem europian të taksimit dhe ushtrisë europiane.

Mesa duket është një lojë e dyfishtë mes Gjermanisë dhe Francës, e para që merr drejtimin zyrtar pa këmbëngulur shumë, e dyta sepse çon përpara objektiva të veta.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.