Për tri minuta me smartphone. 290 miliardë dollarë kreditim për 16 milionë kompani
Jack Ma, miliarderi kinez i shitjeve, ka thyer një tjetër rekord që duket se ka tronditur sistemin bankar të Kinës. Sipas “Bloomberg”, MYbank, banka katërvjeçare online e Ma, ka kredituar 290 miliardë dollarë për 16 milionë kompani të vogla dhe të mesme. Procedura është e thjeshtë: disa klimime në smartphone dhe nëse aplikimi miratohet, bëhet lëvrimi i menjëhershëm i parave.
I gjithë procesi kërkon tre minuta dhe zero burime njerëzore bankara
shkruan “Bloomberg”.
Ndikimi i kësaj politike mund të kuptohet më mirë duke parë strukturën e ekonomisë kineze. 60% e rritjes ekonomike dhe 80% e të punësuarve vijnë nga biznesi joshtetëror, kryesisht nga biznesi i vogël. Por mënyra sesi vepron qeveria dhe sistemi bankar u rrit kostot kësaj kategorie dhe dekurajon iniciativën. Këtu Ma ka ndërhyrë me shumë intuitë duke u shndërruar një njeri kyç për aspektin inovativ të modelit kinez që është edhe forca reale për mbarë vendin.
MYbank e Jack Ma po e zgjeron kreditimin për biznesin e vogël që dikur e ishte diçka të tillë të pamundur
shton media në fjalë.
Ky është një sektor që përdor inteligjencën artificiale në sektorin bankar dhe Kina po dëshmon se qëndron në krye duke eksperimenuar më shpejt se të tjerët. Ma operon mbi bazë të kërkesës së thelluar për informacion mbi kredikërkuesit, duke e shkëmbyer këtë bazë të dhënash që procesohet mbi bazën e përpunimit të 3000 variableve me një shkallë miratimi të kredisë katër herë më të lartë se bankat tradicionale. Është një fushë që sapo ka nisur të eksplorohet dhe mesa duket po vë në pikëpyetje edhe rolin e gjithëfuqishëm të bankave që kanë jo pak burokraci.
Add new comment