bloomberg
Eksperimenti austriak me emigrantët
Qeveria e re austriake do të jetë në vëmendjen e vendeve europiane pasi ka në përbërje të saj Partinë e Lirisë, falë prezencës së të cilës, Austria bëhet vendi i parë i Europës Perëndimore që implementon politikat e emigracionit të promovuara nga partitë e ekstremit të djathtë.
Gënjeshtrat dhe hipokrizia e PS-së me rastin e koncesionit të skanimit
Mazhoranca socialiste po kërkon të ulë pazarin e kërkesave të padukshme të Partisë Demokratike, apo të shantazhojë edhe ndonjë politkan apo forcë tjetër politike, duke u hedhur në sulmin e akuzave që marrin shkas nga mediat. Pak ditë më parë doli në skenë çështja e pagesave të PD-së për grupe lobistësh në SHBA, publikuar nga rrjeti BIRN, të cilat PS-ja, me anë të të njëjtit personazh, kreut të Grupit Parlamentar, Taulant Balla, kërkoi t’i bënte çështje publike.
“Agrokor”, vrima e zezë kroate që po thith miliarda
“Bloomberg” raporton tri ditë më parë për shkërmoqjen e “Agrokor”, kompania më e madhe e ish-Jugosllavisë që menaxhohet me drejtim kroat. Shifrat e "Agrokor" flasin qartë për një perandori që ka shtrirë lidhjet dhe ndikimin në disa vende: totali i punësimit 60 mijë, të ardhurat për vitin 2015 ishin6.6 miliardë euro ndërkohë që të ardhurat totale në Kroaci nga turizmi në vitin 2016 ishin 9.5 miliardë euro. Fjala është për një gjigand që po kthehet siç shkruan “Bloomberg” në një vrimë të zezë.
Trump do të dështojë
Duket se ka kaluar edhe në persoanle. George Soros ka folur për presidencën Trump, 24 orë nga inaugurimi. Ai ka deklaruar se institucionet amerikane do të kundërshtojnë presidentin e ri amerikan dhe politikat e tij.
Michael Bloomberg, një kandidat i mundshëm surprizë për Shtëpinë e Bardhë
Fitoret e Donald Trump-it dhe Bernie Sanders-it në primaret e New Hampshire-it (i pari në garën e Partisë Republikane dhe tjetri në garën e Partisë Demokrate), as që mund të mendoheshin kur filloi fushata e kandidatëve për presidencën amerikane. Por përkundrejt çdo pritshmërie, kripto-fashisti Trump fitoi primaren e parë republikane dhe kripto-marksisti Sanders atë demokrate. Pas këtyre fitoreve, probabiliteti që këta kandidatë të ekstremeve të përballen me njëri-tjetrin në nëntor, për të fituar të drejtën për të qeverisur Amerikën, nuk është më i vogël.
Rusia do të ndërmarrë sulme ajrore në Siri edhe nëse SHBA refuzon bashkëpunimin
Siria po kthehet në një bombë më efekt aftagjatë për Perëndimin. Një vrimë e zezë ku njësi ushtarake si ISIS kanë hapësirë veprimi për çdo lloj aktiviteti. Ish-drejtori i CIA-s, David Petraeus, deklaroi para Komitetit të Forcave të Armatosura në Senat se kriza siriane ka marrë profilin e një Çernobili gjeopolitik, që “sa më gjatë të lejohet të vazhdojë aq më shumë dëm do të shkaktojë”.