be
Samiti i Rumanisë, BE-ja pritet të miratojë dokumentin e së ardhmes së vet
Liderët e Bashkimit Europian pritet të miratojnë javën që vjen një draft me 10 pika për të ardhmen e bllokut. Lajmi bëhet i ditur nga Politico që shton se vendimi do të merret në samitin e Rumanisë. Në të njëjtin takim do të flitet edhe për një Agjendë Strategjike të skicuar nga presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk.
Sipas relacionit të draftit, liderët do të dakordësohen për 10 angazhime…si mbrojtja e një Europe nga Lindja në Perëndimi, nga Veriu në Jug…
Precedenti "Mogherini" për të kuptuar pasojat "Vlahutin", "Soreca", "Bregu"
Pak javë më parë në media qarkulloi një koment i ish-kryeministrit Italian, Matteo Renzi që shprehte pendesë për caktimin në krye të politikës së jashtme të BE-së të Federica Mogherinit. Vetë kjo e fundit, e pyetur për këto komente u shpreh se nuk mund të fliste për qëndrimet e një ish-kryeministri por do të reflektonte për punën e saj pas 1 nëntorit, pra pas përfundimit të mandatit.
“BE po luan me zjarrin në Ballkan”
Për "papërgjegjshmëri" akuzon Bashkimin Evropian eksperti për çështjet e Ballkanit, Michael Brand lidhur me diskutimet mbi ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Sipas politikanit kristian-demokrat, kjo qasje rrezikon stabilitetin e rajonit më të gjerë. Ai tha në një intervistë për RBB-Inforadio, se Brukseli duhet ta bëjë të qartë se nuk shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.
Shqipëria lëshon “sovranitet”, Frontex vjen në fund të majit
Në fund të majit në kufirin shqiptar do vendosen ekipet e Frontex, sipas marrëveshjes për bashkëpunimin ndërkufitar mes vendit tonë dhe Bashkimit Europian. Këto ekipe do të kenë të drejtën të ndërhyjnë në territorin shqiptar për të frenuar trafikun e drogës dhe kontrolluar flukset e migrimit.
Nën monitorim të plotë edhe për pronat
U desh alarmi i qeverisë greke dhe kryeministrit të saj, Aleksis Tsipras që Bashkimi Europian të marrë seriozisht çështjen e të drejtës së pronësisë në Shqipëri, ku duket se qeveria shqiptare vetëm sa e ka përkeqësuar këtë proces.
Presidenti i Italisë: Bashkimi Europian do të mbijetojë
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella mendon se vala a e sovranizmit që ka përfshirë së fundmi Europën nuk do të kërcënojë dot ekzistencën e Bashkimit Europian. Ai ka shprehur disa qëndrimet të vetat gjatë një interviste dhënë për revistën farnceze, Politique Internationale, intervistë e cila është edituar me titullin: Francë-Itali, një marrëdhënie e pashkatërrueshme.
Byroja politike e Brukselit, një krahasim që poshtëron BE-në
Nuk pi më anglez...
Basha vë në pikëpyetje besueshmerinë e BE-së (Video)
Lulzim Basha thotë se BE nuk duhet të jetë e njanshme në leximin që po i bën situatës politike në Shqipëri. Kreu i PD-së iu referua deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Koçijançiç sipas së cilës vendimi i opozitës shqiptare për të bojkotuar parlamentin dhe djegur mandatet është kundër-produktiv dhe shkon kundër reformave që kërkon Bashkimi Europian.
Defaktorizimi i burokratëve të BE-së. SHBA flet për njohje, Mogherini për normalizim
Dy ditë më parë mediat e rajonit qarkulluan një letër që presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar homologut serb, Aleksander Vuçiç, përmes së cilës kërkon njohjen e Kosovës. Ky tekst, ku nuk përmendet ndonjë kusht specific për dialog, e zhvendosi në plan të dytë çështjen e shumëdiskutuar të tarifës 100% mbi mallrat serbe që mbahet nga qeveria e Kosovës. Arsyeja është e thjeshtë: Njohja e Kosovës është qëllimi dhe në fund pa të asnjë lloj dialogu nuk ka kuptim. Që këtej merr shumë kuptim edhe qëndresa e qeverisë së z. Haradinaj.