Basha vë në pikëpyetje besueshmerinë e BE-së (Video)
Lulzim Basha thotë se BE nuk duhet të jetë e njanshme në leximin që po i bën situatës politike në Shqipëri. Kreu i PD-së iu referua deklaratave të zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Koçijançiç sipas së cilës vendimi i opozitës shqiptare për të bojkotuar parlamentin dhe djegur mandatet është kundër-produktiv dhe shkon kundër reformave që kërkon Bashkimi Europian.
Sipas Bashës këto qëndrime vënë në pikëpyetje kredibilitetin e BE dhe nuk i shërbejnë integrimit të vendit, duke legjitimuar korrupsionin dhe lidhjet e pushtetit me krimin. Pas një takimi që pati me kreu e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani për çështjen e mandateve Basha sqaroi se çfarë do të thotë qeveri tranzitore.
“E para dorëheqja e Edi Ramës dhe hetimi i tij dhe qeveria tranzitore detyrë të parë dhe kryesore do të ketë të arrestojë politikanët e kapur në vjedhje votash, Vangjush Dakon. Është qeveria që ndalon arrestimin e tyre apo jo?! Ne s’jemi në një shtet demokratik. Qeveria duhet të mundësojë që të mos ketë asnjë ndërhyrje politike si ajo që bëri Edi Rama për të mbrojtur Vangjush Dakon. Vangjush Dako duhet të jetë në burg” - deklaroi Basha.
Add new comment