“BE po luan me zjarrin në Ballkan”

Postuar në 02 Maj, 2019 09:52

Për "papërgjegjshmëri" akuzon Bashkimin Evropian eksperti për çështjet e Ballkanit, Michael Brand lidhur me diskutimet mbi ndryshimet e kufijve në Ballkanin Perëndimor. Sipas politikanit kristian-demokrat, kjo qasje rrezikon stabilitetin e rajonit më të gjerë. Ai tha në një intervistë për RBB-Inforadio, se Brukseli duhet ta bëjë të qartë se nuk shkëmbim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

Në këtë kontekst ai vlerësoi qëndrimin e kancelares gjermane Angela Merkel, e cila kundërshton  ndryshimin e kufijve në Ballkanin Perëndimor, në kontrast të dukshëm me vendet e tjera evropiane, të cilat nuk  përjashtojnë një zgjidhje të tillë mes  Prishtinës dhe Beogradit.

"Fakti që shefja e  politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherini  flet për ndryshim kufijsh do të thotë se ajo po luan me zjarrin"-thotë Michael Brandt, duke drejtuar në të njëjtën kohë një paralajmërim të qartë: "Kushdo që nuk reagon ndaj ndryshimeve të kufijve do të jetë bashkë-përgjegjës nëse do të ketë një luftë të re në Ballkan ".

Kush do t’i ndalojë shqiptarët?

Politikani i CDU shtron pyetjen se  me çfarë argumenti do t’u ndalohet shqiptarëve të bashkohen me Maqedoninë e Veriut, nëse do të  do të lejohet shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë? "Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen në BE, por me kushtet tona. Qëllimi është për të europianizuar Ballkanin dhe jo për të ballkanizuar Europën"-vuri në dukje Brad.

Në takimin mbi Ballkanin Perëndimor të mbajtur të hënën në mbrëmje në Berlin, Beogradi dhe Prishtina thjesht ranë dakord  të "dyfishojnë përpjekjet e tyre" me ndërmjetësimin evropian për të kontribuar në një dialog konstruktiv dhe për të gjetur një zgjidhje të pranueshme. Analistët e shohin rezultatin si veçanërisht të dobët, pasi deklarimet e të dyja palëve në të kaluarën e fundit kanë përfunduar gjithmonë pa produkt.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ti mire e ke si ide, por atehere fillo ti i pari dhe fut ne Gjermani gjuhen europiane, ate angleze, te cilen e flet e gjithe bota, pastaj unifiko ligjet gjermane me ato italiane, qe jane me te thjeshta nga xhungla e ligjeve gjermane, ose bej dhe prano nje legjislacion europian, hiq gjithfare lloj tarifash doganore per importet nga vendet europiane jashte BE-s, e sa e sa masa te tjera ne forcim te BE-s! Jo vetem te vegjelve imponim!
Nese vendet jashte BE-s nuk do te vendosin kufinjte e tyre para hyrjes ne BE, si do ti pranoje keto vende BE-ja? Ato do te jene gjithmone nje mine me sahat per vete BE-n! Nese Serbia nuk e pranon Kosoven, atehere edhe Rusia, Kina, dhe nje sere shtetesh nuk do ta pranojne Kosoven si shtet, keshtu ajo do te mbetet e panjohur nga OKB-ja. Ne kete rast edhe Serbise i mbyllet rruga per ne BE. Ajo do te mbetet si Kal Troje ne EU. Dhe rrjedhojat dihen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.