Presidenti i Italisë: Bashkimi Europian do të mbijetojë
Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella mendon se vala a e sovranizmit që ka përfshirë së fundmi Europën nuk do të kërcënojë dot ekzistencën e Bashkimit Europian. Ai ka shprehur disa qëndrimet të vetat gjatë një interviste dhënë për revistën farnceze, Politique Internationale, intervistë e cila është edituar me titullin: Francë-Itali, një marrëdhënie e pashkatërrueshme.
Llogjika historike në përmbajtje të integrimit është më e fortë se të gjitha polemikat, kundërshtitë dhe devijimiet, aq më tepër që jemi duke asistuar në shfaqjen e një brezi të rinjsh europianë që janë në të njëjtën kohë francezë dhe europianë, italianë dhe europianë, gjermanë dhe europianë, që udhëtojnë nëpër të gjithë Europën lirisht, një liri nga e cila nuk duan të heqin dorë
ka thënë Mattarella.
Kreu i shtetit Italian ka bërë thirrje që çështja e emiracionit të marrë trajtim europian dhe madje sipas tij kërkohet një zgjidhje mirëfilli europiane.
Po kështu ai i ka cilëuar zgjedhjet e majit si të parat ku do të zhvillohet një fushatë paneuropiane.
Add new comment