be

Fitimet e para nga asetet e ngrira ruse mbërrijnë në Ukrainë

Postuar në 29 Gusht, 2024 19:27

BE ka bërë transferimin e parë të interesit të fituar nga aktivet e ngrira të bankës qendrore të Rusisë në Ukrainë dhe shtete të tjera që ndihmojnë Kievin, njoftoi të enjten kryediplomati i Bllokut, Josep Borrell. Transferta ka një vlerë prej 1.4 miliardë eurosh (1.5 miliardë dollarë).

Marrëveshje koloniale e BE-së për kobaltin e Ruandës

Postuar në 29 Korrik, 2024 17:08

Një marrëveshje e BE-së me Ruandën po nxit krizë në Kongon fqinje. Uria e Evropës për minerale për makinat e saj elektrike dhe mikroçipat po është shtuar edhe më shumë për shkak të garës me Kinën për pasuritë e burimeve të Afrikës Qendrore.

Kongoja lindore, një vend i cili ka njohur një nga krizat më të këqija humanitare në botë, ku janë vrarë 6 milionë njerëz gjatë dekadave të fundit, kufizohet me Ruandën.

Për BE-në, marrëveshja është një mundësi për të fituar akses në elementët që i nevojiten për “objektivat e saj të energjisë së gjelbër dhe të pastër”.

Pornhub sfidon BE-në

Postuar në 26 Korrik, 2024 14:04

Aylo, kompania mëmë e Pornhub, po apelon në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (CJEU) që të shmangë detyrimin për të zbuluar emrat e përdoruesve në seksionin e reklamave, siç kërkohet nga përcaktimi i Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA).

Mishi i rritur në laborator sfidon ekzistencën e BE-së

Postuar në 22 Korrik, 2024 17:49

Mishi i kultivuar në laborator është temë debati në Europë. Pjesë e një menuje që synon të zëvendësojë mishin e kafshëve me alternativa me më pak ndikim në mjedis, ​​ushqimi i ri promovohet nga shumë si zgjidhja për të ushqyer popullsinë në rritje të botës, pasi kërkesa për mish vazhdon të rritet pavarësisht se hapësira dhe burimet e ujit të nevojshme për rritjen e kafshëve, mbeten të njëjtat.

Serbia, marrëveshje me BE për lëndët e para  

Postuar në 19 Korrik, 2024 18:02

Serbia dhe Bashkimi Europian nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për një partneritet strategjik për lëndët e para. Kjo do të prekë direkt industrinë e makinave elektrike dhe bateritë.

Ne arritëm të sjellim gjithçka të rëndësishme dhe të vlefshme nga Evropa në Serbi”, tha presidenti Aleksandar Vuçiç pas ceremonisë së nënshkrimit.

“BE më ofroi marrëveshje sekrete për censurim”

Postuar në 13 Korrik, 2024 21:08

Pronari i X (ish-Twitter) thotë se rrjeti i tij social po përballet me persekutimin nga Bashkimi Evropian sepse refuzoi kërkesën e Brukselit për të censuruar fshehurazi një kategori opinionesh.

Në fund të kësaj jave, BE-ja njoftoi se e ka gjetur rrjetin X në shkelje të Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA) dhe paralajmëroi një gjobë të madhe nëse kompania nuk ndryshon praktikat e saj.

Parapritë qëndrimeve anti-NATO të Trump. Starmer jep 'ok' për pakt sigurie me BE-në

Postuar në 11 Korrik, 2024 18:10

Kryeministri i ri britanik Keir Starmer ka debutuar me dy deklarata të rëndësishme në skenën ndërkombëtare. Në kuadër të samitit të NATO-s në SHBA, Starmer ka deklaruar se Ukraina mund të përdorë raketat britanike për të goditur në thellësi të territorit rus, një qëndrim i guximshëm krahasuar me kujdesin konvencional ndaj Kremlinit.

“Po fshehin pluhurin nën qilim”/Von der Leyen në detyrë me marrëveshje korridoresh

Postuar në 26 Qershor, 2024 17:31

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ashtu siç pritej, e kritikoi marrëveshjen e arritur dje për postet kryesore të BE-së, duke u shprehur se është "surreale" që opinionet e votuesve evropianë nuk u morën parasysh.

Arrihet marrëveshja për tre postet kryesore të BE-së

Postuar në 25 Qershor, 2024 17:57

Gjashtë liderët e BE-së që negociojnë postet kryesore të Bllokut kanë rënë dakord që Ursula von der Leyen e Gjermanisë, António Costa i Portugalisë dhe Kaja Kallas e Estonisë do të jenë tre emrat e zgjedhur. Ata do të marrin pozitat më të larta në Komisionin Evropian, Këshillin Evropian dhe shërbimin e politikës së jashtme, sipas pesë zyrtarëve të BE-së, të cilëve u referohet Politico.

BE qorton Francën dhe Italinë për nivelin e lartë të borxhit

Postuar në 19 Qershor, 2024 19:17

Komisioni Europian u tërhoqi vëmendjen sot Francës dhe gjashtë vendeve të tjera të BE-së (Belgjika, Italia, Hungaria, Malta, Polonia, Sllovakia) për shpenzimet, duke u sugjeruar që të ndërmarrin veprime korrigjuese pasi u zbulua se shkelin kufijtë e deficitit dhe borxhit të vendosur sipas rregullave fiskale të bllokut.

Pages

Subscribe to RSS - be