Pornhub sfidon BE-në

Postuar në 26 Korrik, 2024 14:04

Aylo, kompania mëmë e Pornhub, po apelon në Gjykatën e Drejtësisë së Bashkimit Evropian (CJEU) që të shmangë detyrimin për të zbuluar emrat e përdoruesve në seksionin e reklamave, siç kërkohet nga përcaktimi i Aktit të Shërbimeve Dixhitale (DSA).

Në apelin drejtuar gjykatës, Aylo "ka kërkuar në mënyrë specifike lehtësim nga zbulimi i emrave të atyre që reklamojnë në Pornhub, që mund të jenë punonjëse seksi dhe performues, sepse kjo do t'i bëjë emrat e tyre të disponueshëm publikisht", tha një zëdhënës për Euractiv, duke cituar sigurinë e komunitetit të tyre si prioritetin numër një. Më vete, Aylo ka apeluar edhe futjen e Pornhub në kategorinë e platfomave shumë të mëdha në internet, VLOP. Komisioni Evropian e ka kategorizuar sit ë tillë sipas DSA, ligji i BE-së për moderimin e përmbajtjes. Kompani të tjera si Amazon dhe Zalando kanë bërë aele të ngjashme.

DSA i konsideron platformat ose motorët e kërkimit me mbi 45 milionë përdorues mujorë në BE si VLOP ose motorë kërkimi shumë të mëdhenj në internet (VLOSE), të cilët duhet të ndjekin disa detyrime, përfshirë ato që lidhen me transparencën.

Lista e kompanive përfshin rrjetet e mediave sociale Instagram dhe TikTok, motorët e kërkimit si Google Search dhe Bing, dhe faqet e tregtisë elektronike si AliExpress. Sipas DSA, Pornhub kërkohet të zbulojë publikisht një bazë të dhënash të të gjithë reklamuesve të tij, duke përfshirë detaje rreth reklamave dhe se si shkojnë te përdoruesi.

Komisioni ngul këmbë se transparenca e reklamave është thelbësore për t'u bërë të ditur konsumatorëve dhe bizneseve se kush reklamon, kriteret e përdorura dhe sa kohë shfaqen reklamat. 

"Siguria e punonjësve të seksit është domosdoshmëri, por tani duket se Aylo dëshiron ta përdorë këtë si një justifikim për të vonuar aplikimin" e DSA, Alessandro Polidoro, një avokat i pavarur që koordinon koalicionin e OJQ-ve të quajtur Koalicioni i Intimitetit Dixhital.

Pornhub pretendon se pasi të bëhen publike, këto të dhëna do të ishin të vështira për t'u menaxhuar dhe mund të dëmtojnë rëndë strategjitë dhe partneritetet e reklamave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.