be
Një referendum për daljen e Gjermanisë nga BE-ja
Në Gjermani, e djathta ekstreme ka hedhur për herë të parë idenë e largimit të vendit nga BE-ja. Liderja e Alternativës së djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, i tha Financial Times se nëse vjen në pushtet, gjermanëve do ju jepet mundësia të vendosin me referendum nëse do të rrinë apo jo në Bashkimin Europian.
Opsioni i referendumit, sipas saj, do t’u jepej gjermanëve në rast se qeveria e AfD nuk do të mund të siguronte reforma për të frenuar vendimmarrjen e Komisionit Evropian "të pazgjedhur".
Plani B për Ukrainën
Mbështetësit kryesorë të Kievit në BE i shohin fondet jashtë buxhetit të bllokut si një mënyrë për të mbështetur Ukrainën. Kjo strategji do të shërbejë për të kapërcyer pengesën që ka ngritur Hungaria, e cila kundërshton ndihmën prej 54 miliardë dollarësh për Ukrainën nga buxheti i BE-së.
Komisioni Evropian po kërkon të sigurojë financimin gjatë katër viteve të ardhshme nëpërmjet programit të posaçëm për Ukrainën.
Hungaria, e cila ka qenë shumë kritike ndaj qasjes së Brukselit ndaj krizës në Ukrainë, kërcënon me veto në samitin e liderëve që mbahet të enjten.
Fermerët gjermanë: Anëtarësimi i Ukrainës do të shkatërrojë sistemin bujqësor të BE-së
Javën e kaluar, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e bisedimeve zyrtare të pranimit me Ukrainën. Por në Gjermani ka të pakënaqur. Joachim Rukwied, presidenti i Shoqatës Gjermane të Fermerëve (DBV), paralajmëroi për pasojat e tij në sektorin bujqësor.
Sipas tij, pranimi i Ukrainës në BE do të "çonte në shkatërrimin e bujqësisë familjare në Evropë".
Kjo duhet “të mbetet në sfondin e të gjitha diskutimeve politike”, shtoi ai.
BE penalizon dëmin mjedisor "të krahasueshëm me ekocidin"
Bashkimi Evropian bëhet organi i parë ndërkombëtar që kriminalizon dëmtimin mjedisor në shkallë të gjerë “të krahasueshëm me ekocidin”. Deputetët e PE ranë dakord këtë javë për përditësimin e direktivës së bllokut për krimin mjedisor për ndëshkime më të ashpra të rasteve më serioze të shkatërrimit të ekosistemit, duke përfshirë humbjen e habitatit dhe prerjet e paligjshme.
Direktiva e krimit mjedisor do të miratohet zyrtarisht në pranverë dhe shtetet anëtare do të kenë dy vjet kohë për ta implementuar në ligjet e tyre kombëtare.
Athina “ngrin” negociatat e Shqipërisë
Shqipëria nuk do të mund të vijojë me bisedimet e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke u përballur për herë të parë me një ngrirje të procesit të integrimit. Kjo për shkak se Athina zyrtare nuk ka dhënë pëlqimin për një letër të përbashkët të 27 vendeve anëtare të Unionit për grupin e parë të pesë kapitujve të anëtarësimit.
Refuzimi i Kurtit sjell Lajçakun sërish në Prishtinë
Prishtina ka refuzuar ftesën për raundin e ri të dialogut teknik me Serbinë. Shefi i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë-Metohi, Petar Petkoviç, ka thënë për Tanjug se ndërsa Beogradi e ka pranuar ftesën, Kosova ka refuzuar pjesëmarrjen në takimin e parashikuar për në 7 nëntor.
Në gjyq me BE-në, Parisi kërkon t’i japë terren frëngjishtes
Franca nuk i ka hequr kurrë shpresat se burokratët e BE-së do të flasin frëngjisht. Pavarësisht se në kontinentin e vjetër përdoret masivisht nga folësit jobritanikë një anglishte e thjeshtuar, Parisi synon ta zgjerojë përdorimin e frëngjishtes.
Parisi tani po sulmon bllokun për punësimin e disa punonjësve të rinj bazuar në vlerësimet e bëra në anglisht.
Orban: BE, një parodi e keqe e ish-Bashkimit Sovjetik
Kryeministri hungarez, Viktor Orban, akuzoi Bashkimin Europian se po kërkon të arrijë të njëjtin dominim si Bashkimi Sovjetik dikur. Në përvjetorin e kryengritjes së Hungarisë, në vitin 1956, kundër BS, Orban tha se BE po tenton t’i heqë Budapestit identitetin.
Taksë e veçantë për pasanikët e Europës, nis mbledhja e firmave
Taksimi i të pasurve të Europës mund të gjenerojë më shumë se 200 miliardë euro. Fushata “Takso të pasurit” është lançuar nga Qytetarët Europianë (ICE) dhe synon që pas mbledhjes së firmave t’i drejtohet Komisionit Europian me kërkesën për të shtuar taksën e re.
Macron premton riangazhim të Francës në Shqipëri
Presidenti francez, Emanuel Macron, paralajmëroi një riangazhim të Francës në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri në mënyrë të veçantë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Macron tha janë parashikuar 600 milionë euro mbështetje për projekte për Shqipërinë, mbështetje për shkollat që lidhen me teknologjinë dhe për liceun francez në Korçë.