Macron premton riangazhim të Francës në Shqipëri
Presidenti francez, Emanuel Macron, paralajmëroi një riangazhim të Francës në Ballkanin Perëndimor dhe në Shqipëri në mënyrë të veçantë. Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, Macron tha janë parashikuar 600 milionë euro mbështetje për projekte për Shqipërinë, mbështetje për shkollat që lidhen me teknologjinë dhe për liceun francez në Korçë.
Të qenit krah jush është një formë riangazhimi i Francës ndaj jush dhe në rajon. Ishte gabim që qysh prej 1912 asnjë president francez nuk kishte shkelur këtu... dhe ne këtë e shohim si riparim të dëmit tonë. Është një riangazhim. Isha i lumtur dhe krenar që i dorëzova dekoratën Kadaresë si dhe kaluam momente shumë të bukura me Prelocajn etj. Kjo shpreh marrëdhënien e fortë që ekziston mes nesh. Shpresoj të kemi angazhime edhe më tej, të kultivojmë gjuhën franceze në vendin tuaj si dhe për liceun francez në Korçë.
Macron theksoi se një ribashkim me rajonin i bën mirë Francës dhe Europës, në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike të vitit të fundit.
Synojmë një bashkim me të ngjashmit, të flasim për çëshyje të përbashkëta, unë e them nga Franca ky ribashkim evropian është i mirë për ne. Kush mund të flasë për një Evropë fuqi kur lëmë në mes vende që ndikohen nga fuqi të tjera. Nuk është një dhuratë që po i bëhet Shqipërisë dhe popullit të saj, procesi i zgjerimit është mirë për ju dhe për ne.
Add new comment