Blloku Ekonomi

Ambasadori italian shmang termin Zonë Ekonomike Rajonale: “Në Trieste, plan veprimi për vitet e ardhshme”

Postuar në 10 Korrik, 2017 08:35

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo, thotë në një intervistë për revistën “Monitor” se në samitin e Triestes, mund të miratohet një plan veprimi që përafron në planin tregëtar dhe ekonomik vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Dogana e Shqipërisë rrit tarifën për mallrat nga Kosova

Postuar në 09 Korrik, 2017 11:04

Gazeta “Zëri” në Kosovë raporton se dogana e Shqipërisë ka rritur tarifat për mallrat kosovare, duke sjellë kështu dëme ndaj biznesit të vendit fqinj. 

“Për sezonin e verës Dogana e Shqipërisë ka rritur tarifën për mallrat që do të eksportohen nga Kosova.
Kjo për tregun e Kosovës dhe ekonominë e vendit po vlerësohet e dëmshme dhe që do e rëndoj edhe më shumë ekonominë vendore.
Sipas njohësve të ekonomisë ky veprim nuk lë hapësira që Kosova të planifikojë të eksportojë në ndonjë vend tjetër rajonal”, shkruan gazeta. 

 

Pagë e vetme bazë për vendet e BE-së

Postuar në 08 Korrik, 2017 18:47

Më 26 prill, Komisioni Evropian propozoi krijimin e një Mekanizmi për të mbështetur dimensionin social të Bashkimit Evropian. Qëllimi është për të krijuar një "busull" për shtetet anëtare dhe organet evuropiane në fushën e punësimit. I gjashti nga njëzet parimet ka të bëjë me pagat dhe përfshinëtri pika kryesore. Së pari, e drejta e punëtorëve që  të paguhen në mënyrë të drejtë për të siguruar një standard të denjë jetese. Së dyti, krijimi i një "page bazë” të mjaftueshme” dhe  së treti, për të shmangur "kushtet e  varfërisë"në punë.

Një video që ngre shqetësimin për ligjin e ri të sigurimeve: Kompanitë në fillim, pastaj jeta

Postuar në 07 Korrik, 2017 22:38

Taksa e pronës dhe Kadastra Fiskale, brenda vitit

Postuar në 06 Korrik, 2017 10:56

Gazeta “Shekulli” shkruan sot për taksën e pronës së paluajtshme, që pritet të miratohet brenda këtij viti, krahas krijimit të kadastrës fiskale që do të do të përmbajë të plota të dhënat për sipërfaqen e pronës dhe vlerën e saj. Gazeta referon një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit “niveli më i arsyeshëm i taksës së pronës mund të jetë nga niveli minimal 0.075 për qind deri te niveli më i lartë 0.15 për qind i vlerës së tregut të pronës dhe do të paguhet një herë në vit”.

Pavarësisht marrëveshjes, në qershor u tenderuan pesë Hec të reja

Postuar në 05 Korrik, 2017 08:24

Një nga pikat e marrëveshjes së 18 majit ishte edhe pezullimi I çdo iniciative për kontrata të përkohshme në nivel qendror dhe lokal. Çka do të thotë pezullim tenderash për të hequr çdo dyshim manipulimi dhe ndikimi në zgjedhje. Por kjo pikë nuk është realziuar, të paktën sipas një raportimi të gazetës “Shqiptaarja.com”. Gazeta në fjalë shkruan sot se gjatë muajit qershor, “Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur garë për pesë hidrocentrale vendorë, të cilët, për nga fuqia dhe investimet, bëjnë pjesë ndër veprat mesatare hidroenergjetike”.

Privatizimi i bregdetit

Postuar në 04 Korrik, 2017 11:27

Prokuroria e Kavajës ka urdhëruar sekuestrimin e mbi 360 mijë metra katrorë truall në zonën bregdetare të Spillesë, e dyshuar si e përfituar në mënyrë të kundërligjshme. Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme të Prokurorisë së Kavajës, gjykata ka pranuar kërkesën për vendosjen e sekuestros mbi 4 parcela toke.

Lexoni çdo faqe të kontratës kur merrni kredi*

Postuar në 03 Korrik, 2017 10:08

Familja Bozhiqi paditi një bankë të nivelit të dytë dhe shoqërinë përmbarimore për pavlefshmëri kontrate kredie bankare dhe rrëzim të një urdhëri ekzekutimi. Për fat ata i kishin ruajtur faturat dhe dokumentet që vërtetonin pagesat.

Banka ku familja Bozhiqi, nga Elbasani,  kishte marrë kredinë në përfundim të saj e kishte transferuar atë tek një tjetër kredidhënës dhe ky i fundit i kërkoi qytetarëve të shlyenin sërish të njëjtën shumë.

Laguna e Nartës, jepen leje mjedisore për tre impiante të depozitimit të karburanteve

Postuar në 03 Korrik, 2017 09:59

Laguna e Nartës duket se nuk do të gëzojë më statusin e një vendi në paqe me natyrën dhe që zhvillon traditat e vjetra si peshkimi. Kjo pasi Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka dhënë 3 muajt e fundit 3 leje mjedisore për 3 operatorë të ndryshëm për të ngritur në këtë zonë impiante të depozitimit të karburanteve.

FAO, 200 mijë dollarë për programin e ushqimit bio në institucionet e arsimit parashkollor dhe atij të detyrueshëm

Postuar në 01 Korrik, 2017 15:13

Organizata Botërore e Ushqimit ka akordur 200 mijë dollarë për programin kombëtar për ushqyerjen me produkte bio të fëmijëve që ndjekin institucionet e arsimit parashkollor dhe atij të detyrueshëm në Shqipëri. Projekti ka nisur në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë,  të Arsimit dhe tri ministri të linjës ndhe ai pritet të fillojë nga zbatimi fillimisht në disa shkolla të Tiranës gjatë vitit të ardhshëm.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi