FAO, 200 mijë dollarë për programin e ushqimit bio në institucionet e arsimit parashkollor dhe atij të detyrueshëm

Postuar në 01 Korrik, 2017 15:13

Organizata Botërore e Ushqimit ka akordur 200 mijë dollarë për programin kombëtar për ushqyerjen me produkte bio të fëmijëve që ndjekin institucionet e arsimit parashkollor dhe atij të detyrueshëm në Shqipëri. Projekti ka nisur në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë,  të Arsimit dhe tri ministri të linjës ndhe ai pritet të fillojë nga zbatimi fillimisht në disa shkolla të Tiranës gjatë vitit të ardhshëm.

Përfitimet e tij do të jenë të shumta, pasi ai fokusohet në përmirësimin e statusit ushqimor dhe shëndetin e brezit të ri si dhe promovimin e praktikave ushqimore të shëndetshme në shkolla. Në të do të përfshihen prodhuesit vendorë, me të cilët do të bashkëpunohet për të siguruar ushqimet më të shëndetshme për fëmijët. Përvec fondeve të Organizatës Botërore të Ushqimit, ai do të financohet edhe nga subvencionet e shtetit dhe donatorët. Sipas shifrave të FAO-s, aktualisht 17.4 përqind e fëmijëve jetojnë në varfëri të plotë, dhe 2 përqind jetojnë në familje pa të ardhura, çka nuk u mundëson atyre një mirëushqyerje dhe mirërritje. Problem tjetër për fëmijët shqiptarë është edhe obeziteti, që prek 27 përqind të fëmijeve. Për këtë arsye, paketa ushqimore bio që do të ofrohet në institucionet e arsimit parashkollor dhe atij të detyrueshëm në vend, do të shmangë konsumimin e ushqimeve të dëmshme dhe atyre pa vlera ushqimore nga fëmijët”, citon TVSh, përfaqësinë e FAO në Tiranë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.