Pagë e vetme bazë për vendet e BE-së
Më 26 prill, Komisioni Evropian propozoi krijimin e një Mekanizmi për të mbështetur dimensionin social të Bashkimit Evropian. Qëllimi është për të krijuar një "busull" për shtetet anëtare dhe organet evuropiane në fushën e punësimit. I gjashti nga njëzet parimet ka të bëjë me pagat dhe përfshinëtri pika kryesore. Së pari, e drejta e punëtorëve që të paguhen në mënyrë të drejtë për të siguruar një standard të denjë jetese. Së dyti, krijimi i një "page bazë” të mjaftueshme” dhe së treti, për të shmangur "kushtet e varfërisë"në punë. Megjithëse Mekanizmi Europian i të Drejtave të Njeriut përmban shumë kontradikta dhe thjesht reflekton qëllimet e mira të BE-së, mund të sigurobte një qasje alternative për pagat dhe marrëveshjet kolektive. Pra, mund të vepronte si një "emërues i përbashkët" në çështjet e punësimit. Qëllimi përfundimtar nuk është që pagat trajtohen vetëm si shpenzime të kompanive nga ana e ofertës ekonomisë, por edhe si një faktor kyç për të rritur konsumin.
Raporti vjetor i Komisionit Europian për vitin 2017 tregon se në qoftë se rritjet e pagave janë të moderuara, atëherë kërkesa do të bierë dhe kështu rritja në ekonomitë e BE-së do të dobësohet.Një shembull tjetër janë thirrjet e përsëritura nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) për paga më të larta, në mënyrë që të sigurohet stabiliteti i çmimeve, duke shmangur tendencat deflacioniste, domethënë rënien e çmimeve për shkak të konsumit të dobët. Kohët e fundit, Peter Pratt, një anëtar i Bordit Ekzekutiv të BQE, foli në favor të pagave më të larta për të arritur objektivin e BQE-së së inflacionit afër 2%. Të gjitha më lart tregojnë se BE-ja fillon të njohë se sa e rëndësishme është kontributi i pagave në kërkesën e ekonomisë.
Në maj në Gjermani dhe Holandë u propozua krijimi i kushteve për paga më të larta. Çka do të thotë se mbështetja tek paga minimale nuk ishte inkurajuese. Por Komisioni thotë se paga minimale nuk duhet të parandalojë mundësitë për punë dhe penguar konkurrencën për punëtorët me kualifikime të ulëta. Kritik ishte edhe qëndrimi i Komisionit Evropian për rritjen e pagës bazë në Bullgari dhe Rumani, dy vende me kosto shumë të ulët të punës. Në thelb, shtetet janë rekomanduar që të miratojë mekanizma më transparente në përcaktimin e pagave bazë. Në këtë mënyrë, Komisioni Evropian nganjëherë rekomandon rritje më modeste. Si pasojë, rruga është ende e gjatë që të konsiderojnë një qasje të re të pagave dhe marrëveshjeve kolektive. Në çdo rast, një diskutim substancial për "paga të drejta", do të thotë se BE së pari duhet të institucionalizojë një pagë të vetme bazë, që do të përcaktohet nga të njëjtat kritere për standardin e jetesës së qytetarëve të të gjitha shteteve anëtare.
* Ky artikull është postuar në faqen e internetit Europa Sociale
Add new comment