Taksa e pronës dhe Kadastra Fiskale, brenda vitit
Gazeta “Shekulli” shkruan sot për taksën e pronës së paluajtshme, që pritet të miratohet brenda këtij viti, krahas krijimit të kadastrës fiskale që do të do të përmbajë të plota të dhënat për sipërfaqen e pronës dhe vlerën e saj. Gazeta referon një raport të Fondit Monetar Ndërkombëtar, sipas të cilit “niveli më i arsyeshëm i taksës së pronës mund të jetë nga niveli minimal 0.075 për qind deri te niveli më i lartë 0.15 për qind i vlerës së tregut të pronës dhe do të paguhet një herë në vit”.
“Formula që rekomandon Fondi Monetar Ndërkombëtar përfshin llogaritjen e taksës mbi vlerën e apartamentit sipas tregut, por duke përfshirë edhe truallin mbi të cilin është ndërtuar pallati apo vila. Më shumë taksë do të paguajnë ata qytetarë që disponojnë shtëpi me sipërfaqe më të mëdha. Për tokën bujqësore FMN-ja propozon taksën 21 euro në vit, apo 1.1 për qind të të ardhurave minimale vjetore të fermerit. “Për të siguruar njëtrajtshmërinë e taksimit, qeveria qendrore duhet të përcaktojë një nivel të zbatueshëm të tatimit të pronës. Për shembull, një nivel i arsyeshëm mund të jetë nga një minimum prej 0.075 për qind deri në 0.15 për qind të vlerës. Një nivel i tillë do të sigurojë që të arrihet objektivi për rritjen e të ardhurave për njësitë vendore”, thuhet në raportin e FMNsë”, raporton “Shekulli”. Ky sugjerim nuk do të kalojë automatikish, pasi kryeministri ka ngritur një grup pune për të përgatitur “një plan veprimi për metodologjinë e vlerësimit të tatimit të pronës”.
“Një variant i propozuar më herët nga qeveria shqiptare propozon, pa përfshirë vlerën e tatimit, që ky i fundit të integrohet me faturat e energjisë elektrike dhe të ujit, propozim ky i cili bie ndesh me atë të FMN-së për pagesa vjetore”, vijon gazeta.
http://www.shekulli.com.al/taksa-e-prones-cmimet-per-shtepite/
Comments
Taksa per pronen (ne kete
Taksa per pronen (ne kete rast siperfaqen e banimit: shtepi apo apartament) ekziston ne cdo vend te botes. Ne Gjermani shkon nga rreth 100 deri ne 200 euro ne vit, ne varesi te siperfaqes qe ze shpia apo apartamenti, si dhe kateve tw saj. Disa me shpia te medha dhe oborr mjaft te gjere paguajne deri 300-400 euro ne vit. Kjo eshte vetem taksa per siperfaqen; pastaj bijne dhe "vogelsira" te tjera, si ato per plehrat, e ndonje gje tjeter.
Add new comment