Laguna e Nartës, jepen leje mjedisore për tre impiante të depozitimit të karburanteve
Laguna e Nartës duket se nuk do të gëzojë më statusin e një vendi në paqe me natyrën dhe që zhvillon traditat e vjetra si peshkimi. Kjo pasi Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka dhënë 3 muajt e fundit 3 leje mjedisore për 3 operatorë të ndryshëm për të ngritur në këtë zonë impiante të depozitimit të karburanteve.
“AKM i ka dhënë lejen mjedisore kompanisë Tosk Energji për shpërndarje dhe magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj. Leja është dhënë për magazinimin e naftës dhe nënprodukteve te saj ne një cisternë të palëvizshme ne Nartë. Gjithashtu leja është dhënë edhe ndaj kompanisë A&T për të njëjtat qëllime po në Nartë. A&T ka marrë lejen për magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në cisterna të palëvizshme. Leja mjedisore lejon shkarkimin e naftës nga deti dhe toka, nëpërmjet anijeve ose hekurudhës. Vis Petrol gjithashtu ka marrë leje mjedisore për magazinimin e naftës dhe nënprodukteve të saj në Nartë. Kompania ka leje edhe për shkarkimin e naftës në cisterna nga anijet dhe nga toka”, shkruan revista “Monitor”.
Nëse një gjë e tillë ndodh, me siguri që Narta dhe laguna do të goditen në atë çfarë përfaqësojnë aktualisht si zonë natyrore, por edhe si realitet ekonomik.
http://www.monitor.al/narta-kthehet-ne-vend-per-magazinimin-e-karburante...
Add new comment