Blloku Ekonomi
"Uji dhe dritat po e rrjepin këtë popull"
Një punë në javë. Këtë premton Bashkia e Tiranës ndër të cilat mesa duket ka disa konstante për të cilat nuk ka kompromis. Një prej tyre është edhe mbifaturimi i ujit që në disa zona është problematik. Televizioni Publik Shqiptar raporton sot se ankesat vijojnë, edhe pse pas një proteste të shkurtit në Kombinat, u premtua zgjidhja.
Sekuestrohen dokumentet e tenderit për rikonstruksionin e ish-hotel "Dajti"
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e tenderit të zhvilluar për rikonstruksionin e ish-hotel “Dajtit”, tender i kryer nga Banka e Shqipërisë. Hetimi është nisur pas një padie të shoqatës së ndërtuesve, ndërkohë që siç raporton Vizion Plus, prokuroria po heton edhe për akin e blerjes së ish-hotelit nga Banka në shumën e 30 milionë eurove.
Energji nga era dhe dielli, ERE nis procedurat për çmimin
Prodhimi i energjisë nga dielli dhe era është një formë alternative që tashmë po aplikohet në vendin tonë. Enti Rregullator i Energjisë ka nisur procedurat për përcaktimin e çmimit e blerjes së energjisë së prodhuar nga dielli dhe era, në përputhje me çmimin e mesatarizuar për vitin 2017.
Hapen hetimet për tenderin e Sejkos
Prokuroria e Tiranës ka filluar hetimet për tenderin për rikonstruksionin e ish–Hotel Dajtit, një projekt që kushton 16 milionë euro. Organi i akuzës do të hetojë për dy akuza të rënda: atë të shkeljes së barazisë në tendera dhe atë të shpërdorimit të detyrës, raporton Tv Klan.
Banka e Shqipërisë jep versionin e saj për rikonstruksionin e ish-hotel "Dajti"
Banka e Shqipërisë ka dalë dje me një deklaratë të posaçme përmes së cilës jep versionin e saj pëër rikonstruksionin e hotel “Dajti”. Rikonstruksion që sipas saj do të kushtojë 16 milionë euro, në sajë të rivlerësimeve që iu bënë shifrës fillestare prej 18 milionë eurosh.
Rruga e Kombit, qeveria i jep 64.9 milionë euro konçesionarit
Ministria e Transportit ka shpallur fituesin e garës për shërbimin e konsulencës lidhur me projektin e koncesionit të autostradës Milot-Morinë, kompaninë “DOLSAR Engineering Inc. Co”. Ky dikaster ka publikuar dje njoftimin se fondi limit për këtë shërbim do të jetë 485 milionë lekë (3.6 milionë euro), pa përfshirë vlerën e TVSH-së, financuar nga Buxheti i Shtetit dhe Kompania Koncesionare, nga 50% secili, për një periudhë 5-vjeçare.
Trashet "zullumi" i Sejkos me rikonstruksionin e Hotel Dajtit
Banka e Shqipërisë vazhdon të heshtë lidhur me procedurën që ka ndjekur ndaj kompanisë që i ka dhënë ndërtimin e ish-Hotel Dajtit pas një tenderi me vlerë 18 mln euro. Edhe Shoqata e Ndërtuesve është shprehur se ky tender është zhvilluar në mungesë të plotë transparence.
Drejtues të saj sqaruan se, në procese të ngjashme, entet publike konsultohen me shoqatën dhe ajo i ve në dispozicion një listë me kompani, të cilat kanë aftësi teknike të mira për të ndërtuar vepra të ngjashme.
Krim financiar i organizuar nga shteti
Në 4 vjet të qeverisjes PS-LSI, përveçse nuk pati një bilanc të barrës fiskale mbi taksapaguesit e republikës, por as një verifikim të krimit financiar mbi qytetarët nga operatorët e disa shërbimeve që kontrollohen nga entet shtetërore.
Dhurata e ndarjes së re administrative, luftë kullotash mes Delvinës dhe Borshit
Ka disa ditë që bëhet e ditur nga media lokale për një problem që ka lindur me kullotat në Borsh.çështja është krijuar nga një vendim i Bashkisë Delvinë që i kalon kullotat, tradicionalisht të Borshit, delvinjotëve. Një problem ky i vjetër, por që së fundmi është krijuar nga dy qendra vendimmarrëse të LSI-së: Bashkia Delvinë dhe Ministria e Mjedisit. Banorët e Borshit kanë protestuar sot duke paralajmëruar se do të mbrojnë meçdo mjet atë që e cilësojnë si të tyren.
Falja e gjobave mbyllet me zgjedhjet
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u ka rikujtuar tatimaguesve se kërkesat për heqjen e gjobave për mosdeklarim në afat, duhet të dorëzohen elektronikisht deri në datën 30 Qershor, i cili është dhe afati i fundit që parashikon ligji.