"Uji dhe dritat po e rrjepin këtë popull"

Postuar në 15 Qershor, 2017 16:10

Një punë në javë. Këtë premton Bashkia e Tiranës ndër të cilat mesa duket ka disa konstante për të cilat nuk ka kompromis.  Një prej tyre është edhe mbifaturimi i ujit që në disa zona është problematik. Televizioni Publik Shqiptar raporton sot se ankesat vijojnë, edhe pse pas një proteste të shkurtit në Kombinat, u premtua zgjidhja.

“Banorë të disa zonave të Tiranës shprehen se pavarësisht përdorimit me kursim, përsëri faturat që u duhet të paguajnë janë të kripura. “Shumë e kripur ishte këtë muaj, nuk mora vesh pse.” “Uji dhe dritat me ndërmarrjet e tyre po e rrjepin këtë popull.” “Në stratosferë çmimet. Sapo pagova 16 mijë lekë për një familje që jemi ne”, raporton ankesat e disa qytetarëve TVSH.

Si mund të zgjidhet një problem i tillë persistenca e të cilit ngjan të jetë një politikë që fshihet pas buzëqeshjeve dhe premtimeve?

https://rtsh.al/lajme/mbifaturimet-e-ujit-te-pijshem-qytetaret-reagojne/

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.