faturat
Ministrja e Drejtësisë që flet pas avokatëve mediatikë
Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë sot me një postim në rrjetet sociale për të sqaruar akuzat që i janë bërë për shpenzimet e udhëtimeve jashtë vendit. Zonja Gjonaj nuk mohon faturat e publikuara në mediat e ndryshme online, por bën një interpretim të vetin, ndërkohë që ka bërë të ditur se ka nisur një proces verifikimi për të gjithë prokurimet e kryera për udhëtimet përkatëse. Thotë ndër të tjera ministrja Gjonaj:
OSHEE-ja kap fundin. Kërkon shtyrje afatesh për pagesën e faturave
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndohet në një situatë kritike financiare aq sa ka detyruar Entin Rregullator të Energjisë që të shtyjë afatin e pagesave për blerjen e energjisë nga ana e operatorit. OSHEE-ja, e konsideruar si një histori suksesi në menaxhim nga qeveria e z. Edi Rama, ka nisur në shkresë në datën 8 mars të këtij viti, përmes së cilës kërkon vendosjen e periudhës tranzitore
Çela kërkon lekë nga Gjiknuri: I harxhova të gjitha në 2017
OSHEE i ka bërë rrush e kumbulla lekët e arkëtimeve dhe shpenzimeve, duke u gjendur me gisht në gojë tani që duhet të paguajë sipas kontratave disa fatura investimesh. Kreu i saj Ardian Çela ka dërguar një letër pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku thotë se OSHEE e ka të pamundur që të përballojë disa pagesa me fondet e veta.
"Uji dhe dritat po e rrjepin këtë popull"
Një punë në javë. Këtë premton Bashkia e Tiranës ndër të cilat mesa duket ka disa konstante për të cilat nuk ka kompromis. Një prej tyre është edhe mbifaturimi i ujit që në disa zona është problematik. Televizioni Publik Shqiptar raporton sot se ankesat vijojnë, edhe pse pas një proteste të shkurtit në Kombinat, u premtua zgjidhja.
"Nuk mundem të paguaj" - në këtë rrugë jemi nisur edhe ne
Fatura të papaguara, borxhe, skema të reja që thjesht shtojnë ankthin dhe shtojnë të pamundurën: me mijëra profesionistë të vetëpunësuar, pensionistë dhe punëtorë të sektorit privat po ngrihen kundër këtij muri, jo sepse nuk duan të paguajnë, por sepse nuk munden.
Marifetet që shiten me të madhe si punë
Erjon Veliaj vijon të jetë prezent në media(ato serioze) thuajse për çdo “aktivitet” publik. Nëse hedhim një sy statistikës dhe intensitetit të prezencës së Veliajt në media, ekrane dhe online, mundet shumë mirë të parashikojmë se edhe dalja e tij nga shtëpia një ditë do të konsiderohet sensacion.
Çmimi i “mesatarizuar” i energjisë rëndoi mbi 56% të familjeve shqiptare
Qeveria nuk pranoi asnjëherë se ndryshimi i tarifave të energjisë ishte praktikisht rritje e çmimit dhe nxori si argument çmimin e mesatarizuar. Nga 1 janari i vitit 2015 të gjithë konsumatorët familjarë e kanë paguar energjinë me 9.5 lekë për kilovat në orë. Më parë çmimi i energjisë për familjarët ishte përshkallëzuar në dy fasha, ku 300 kilovatët e parë paguheshin me 7.7 lekë, ndërsa sasia sipër këtij niveli me 12.5 lekë.
Gjoba për faturat tatimore të pasakta. Dukuria: Radhë e madhe edhe për blloqe faturash
Tani ndëshkohesh me gjobë edhe kur lëshon faturë tatimore të pasaktë. “Tatimpaguesi, që lëshon faturë tatimore të pasaktë e që rezulton me ulje të detyrimit apo rritje të shumës për t’u rimbursuar, dënohet me gjobë të barabartë me 50 për qind të shumës së efektit në ulje të detyrimit tatimor, përveç detyrimeve tatimore dhe interesave të llogaritura në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve specifike tatimore, bëjnë me dije burimet zyrtare në tatime, referuara ligjit për procedurat tatimore.