Çela kërkon lekë nga Gjiknuri: I harxhova të gjitha në 2017
OSHEE i ka bërë rrush e kumbulla lekët e arkëtimeve dhe shpenzimeve, duke u gjendur me gisht në gojë tani që duhet të paguajë sipas kontratave disa fatura investimesh. Kreu i saj Ardian Çela ka dërguar një letër pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku thotë se OSHEE e ka të pamundur që të përballojë disa pagesa me fondet e veta.
Një situatë e mbartur që siç ka pranuar edhe vetë kreu i OSHEE në një intervistë të disa muajve më parë e ka detyruar të shpenzojë fondin e përcaktuar për investime. http://oshee.al/administratori-i-oshee-per-tch-suksesi-i-reformes-garant...
Bëhet fjalë për faturat e investimeve dhe materialeve në vlerën e 6.8 miliard lekëve, të cilat datojnë që në vitin 2017 dhe ku janë tejkaluar të gjithë afatet kontraktuale, pagesën e këstit të radhës e të fundit ndaj CEZ në vlerën e 21 milion eurove në korrik të këtij viti dhe pagesën prej 700 milion lekë në tetor ndaj KESH-it, raporton Tv Klan.
Po ashtu kompania e shpërndarjes kërkon një shtyrje të pagesës në masën e 1.8 miliard lekëve që duhet të bëjë ndaj KESH për në fund të këtij viti, kohë ku argumenton që edhe Korporata Elektroenergjitike do të ketë nevojë për më shumë likuiditet.
Në shkresë sqarohet se thatësira e vitit 2017, e shoqëruar edhe me një prodhim të jashtëzakonshëm të hidrocentraleve private, ka shkaktuar vështirësi të mëdha të likuiditetit të kompanisë.Të gjitha këto fakte bien ndesh me retorikën e qeverisë se OSHEE ka dalë nga gropa e zezë dhe se nuk ka nevojë për serumet e shtetit.
Add new comment