cela

OSHEE përgatit fatura “afrofe” për qytetarët, çmim reference sipas konsumit mujor

Postuar në 29 Mars, 2020 15:46

Në një kohë kur vendin e ka mbërthyer koronavirusi, OSHEE dhe ERE kanë përgatitur faturat afrofe për konsumatorët dhe bizneset. Asgjë nuk është bërë publike më herët, teksa vendimi është marrë në fshehtësi mes këtyre 2 institucioneve. Sipas kreut të OSHEE-së, Ardian Çela çmimi i referencës do të vihet sipas konsumit mujor të subjektit përkatës.

Bie kryegjykatësi i Sarandës

Postuar në 08 Janar, 2019 10:23

Alltun Çela, i cili nga viti 2008 drejton Gjykatën e Sarandës u shkarkua sot nga detyra pasi u gjet me pasuri të pajustifikuar nga Komisioni i Vettingu-t.

ILDKPKI paraqiti  një raport pozitiv mbi pasurinë e gjyqtarit Çela, por ky konstatim u përmbys nga hetimi i thelluar i KPK-së, i cili ka konstatuar probleme të shumta me deklarimet e tij periodike dhe atë veting.

Marrëzitë e Çelës nuk kanë fund!

Postuar në 12 Dhjetor, 2018 18:24

OSHEE nuk ia doli në 6 vjet të disiplinojë faturimin e energjisë dhe mbledhjen e të ardhurave në Shkodër, duke gjetur si zgjidhje pajtimin e një nënkontraktori amerikan për mbledhjen e debive, humbjet në rrjet apo dhe planin e saj në terren. 

Çela kërkon lekë nga Gjiknuri: I harxhova të gjitha në 2017

Postuar në 19 Qershor, 2018 17:16

OSHEE i ka bërë rrush e kumbulla lekët e arkëtimeve dhe shpenzimeve, duke u gjendur me  gisht në gojë tani që duhet të paguajë sipas kontratave disa fatura investimesh. Kreu i saj Ardian Çela ka dërguar një letër pranë ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku thotë se OSHEE e ka të pamundur që të përballojë disa pagesa me fondet e veta.

Shënim

Postuar në 13 Shkurt, 2018 13:22

Shënim: Shkrimi me titull: "62 mijë ankesa për mbifaturim nga OSHEE" që shfaqej në këtë url, u hoq nga publikimi pas një rivlerësimi të besueshmërisë të përmbajtjes së materialit origjinal publikuar nga BIRN. Ky shkrim - tema e të cilit është shumë e ndjeshme do të ripublikohet nëse dokumentacioni që pretendohet do të bëhet publik, ose nëse ResPublica do të mund të shtjerë në dorë dokumentet që provojnë se problemi i mbifaturimit paraqitet në praktikë ashtu siç supozohet në shkrimin e BIRN. 

Shpresojmë në mirëkuptimin e lexuesve.

Të panjohurat e OSHEE

Postuar në 01 Shkurt, 2018 11:02

Problemet me OSHEE-në kanë nisur të kërcasin pavarësisht përpjekjeve për të mbuluar situatën me ngecjen e reformës energjetike dhe abuzimet e mëdha financiare. Një ditë më parë ishte Drejtori Ekzekutiv i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac që lëshoi kritika të ashpra madje duke thënë se kompania kishte injoruar letrën e Sekretariatit për zvarritjet në ndarjen e OSHEE në dy ndërmarrje dhe fillimin e liberalizimit të tregut të energjisë.

Kopac akuza Çelës: Ka zvarritur ndarjen e OSHEE-së

Postuar në 31 Janar, 2018 16:34

Vetë Ali, vetë Kadi. Kështu mund të përkufizohet drejtimi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë nga Ardian Çela, i cili jo vetëm që nuk ka përmbushur një prej kërkesave kryesore të Sekretariatit Komunitetit të Energjisë në Vienë, por refuzon të kthejë përgjigje përse ka zvarritur ndarjen e OSHEE-së në dy ndërmarrje.  

Tahiri, Beqaj, Gjiknuri, Çela, njerëzit më të fuqishëm të qeverisë. Dhe një fjalim antikanabis i ministrit të Brendshëm…

Postuar në 15 Shtator, 2016 16:11

Ka një fakt të njohur për këtë qeveri. Pas Edi Ramës, ministrat apo zyrtarët më të fuqishëm të saj janë:

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri dhe kreu i OSHEE-së, Ardian Çela.

Pseja e kësaj fuqie siç mund të merret me mend nuk qëndron te “mendaj politike” e këtyre Bletëve Punëtore. Por ndoshta atë mund ta kërkojmë herë pas here tek akuzat e medias, të opozitës, apo edhe te prishja e ngjyrës së fytyrës së Ilir Metës. Kuptohet pas të gjithave qëndron konvertimi në 6 zero…

6.2 milionë euro jepen pa garë

Postuar në 06 Shtator, 2016 15:38

Identifikimi në terren i gjithë materialit të Regjistrit Kombëtar të Adresave do të kushtojë 6.2 milion euro. Shuma në fjalë është tenderuar nga OSHEE pas një vendimi të Këshillit të Ministrave. Por fituesi i projektit që është bashkimi i një kompanie italiane dhe dy shqiptare rezulton të jetë shpallur pa garë.

Nga Damiani tek Ardiani...

Postuar në 29 Prill, 2016 18:12

Sot Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar nga OSHEE-ja, abuzimi me të cilin sipas saj është 6 miliardë lekë. Bëhet fjalë për blerjen e matësave të rinj, që do të mbyllin boshëllkun që ekziston sipas objektivit të vendosur se brenda verës nuk do të ketë më asnjë konsumator pa matësa.

Pages

Subscribe to RSS - cela