Krim financiar i organizuar nga shteti

Postuar në 10 Qershor, 2017 17:46

Në 4 vjet të qeverisjes PS-LSI, përveçse nuk pati një bilanc të barrës fiskale mbi taksapaguesit e republikës, por as një verifikim të krimit financiar mbi qytetarët nga operatorët e disa shërbimeve që kontrollohen nga entet shtetërore.

Mjafton të veçojmë vetëm dy prej tyre, tarifat e sigracioneve të automjeteve dhe tarifat e telefonisë celulare.E pranuar zyrtarisht edhe nga autoritetet shtetërore në një periudhe me pak se 2 vitesh tarifat e sigurimit te detyrueshem u rritën ne pothuaj 300% per mbi 500 mije automjete te biznesit dhe qytetareve, me taktiken e faktit te kryer. Në Mars Autoriteti i Konkurrencës konstatoi situatën e një tregu oligopol ku kompanitë operojnë me marrëveshje të fshehur dhe rekomandoi marrjen e masave për të shuar kartelin e sigurimeve.

Komisioni i Ekonomisë priti ardhjen e një ligji që do të vendoste rregulla të reja dhe rikthimin e konkurrencës, por pasi Autoriteti i Mbykqyrjes Financiare e mbajti peng për 3 vjet hartimin e tij, e dorëzoi draftin në Ministrinë e Financave. Kjo e fundit e mbylli në sirtar dhe nuk ndërmori asnjë hap për të çuar ligjin në parlament, duke e lënë  me vetëdije tregun e sigurimeve në një situatë oligopol. Askush nuk jep një shpjegim pse nuk po liberalizohet tregu përmes kalimit nga sigurimi i “detyrueshëm” në “vullnetar” të automjeteve, futjes së operatorëve të rinj dhe shqyrtimit të thelluar të punës së derisotme të AMF dhe Autoritetit të Konkurencës, për menyren e zbatimit të përgjegjësive të tyre ligjore.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik me kurbë rritjeje

Marrëveshja oligopol ka rritur përfitimet e operatorëve në treg dhe këtë e vërtetojnë edhe shifrat eqë disponon Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare. Kështu primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës janar-prill 2017 arritën rreth 2,770 milionë lekë, ose 12.13% më shumë se në periudhën janar-prill 2016. Produkti MTPL e brendshme, në periudhën janar-prill 2017, pati një rritje prej 14.25% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 7.57% krahasuar me periudhën janar-prill 2016.http://ëëë.amf.gov.al/neës.asp?id=11769.

Oligopoli i tregut të telefonisë celulare

Brenda 1 jave, nga 24 marsi deri në 4 prill të këtij viti, 3 operatorët e telefonisë celulare ndryshuan çmimet e paketave për konsumarorët.Autortieti i Konkurrences e pranon se tregu ka një strukturë oligopoli, pasi një kompani e madhe si Vodafone Albania ka pozita dominuese dhe vendos sjelljen mbi çmimet për klientët, ndërsa dy të tjerat. Eagle Mobile dhe T Mobile kanë pjesë të konsiderueshme të klientëve, çka demton konkurrencën ne treg dhe penalizon përdoruesit e celularëve.

Pas ketij konstatimi dhe dyshimeve se 3 kompanite me te medha celulare jane perfshire ne skandalin e krijimit te nje karteli ne treg, duke vendosur cmime ne dem te konsumatoreve, Autoriteti i Konkurrences vendosi t’i shtrije hetimet nga 1 janari i 2017-ës dhe deri në 23 maj. Pas tre muajve monitorimi, komisionit të konkurrencës do t’i shkojë një raport për të miratuar ose jo penalitete ndaj kompanive.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike që është Enti Shtetëror i ngarkuar me ligj për të kontrolluar veprimtarinë e operatorëve të telefonicë celulare ka heshtur, madje nuk i është përgjigjur as një letre të drejtuar nga Komisioni i Mbrojtjes së Konsumatorëve pranë Ministrisë së Ekonomisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.