Blloku Ekonomi

Vrojtimi i BERZH: Lidhjet politike “çelësi” i suksesit në Shqipëri

Postuar në 20 Gusht, 2017 15:09

Në një vrojtim të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim “Life in Transition” 43 përqind e shqiptarëve pranojnë se faktori më i rëndësishëm i suksesit në vendin tonë janë lidhjet politike. Pyetsori vëren se janë të pakët në numër ata shqiptarë që mendojnë se suksesi në Shqipëri vjen nga inteligjenca dhe aftësite.

Loja me dosjet e pronave në Strasburg merr përgjigje në shtator

Postuar në 19 Gusht, 2017 11:02

Miratimi i ligjit të ri të pronave dhe kalimi i ngërçit që erdhi pas rrëzimit të pjesshëm nga Kushtetuesja, duket se e ka bërë qeverinë të nxitojë për kompensimin e ish-pronarëve me metodologjinë e re që parashikon ky ligj. Në vetëm 7 muaj, rezulton që të jenë shpërndarë 98% e parave të parashikuara në buxhet.

Skandali i unazës së Rrëshenit

Postuar në 18 Gusht, 2017 16:08

Lumi Zmeja doli nga shtrati dimrin e kaluar dhe unaza e qytetit të Rrëshenit u shtkatërrua. Çështja është kërkuar që të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me këmbënguljen e këshilltarëve të opozitës. Më në fund është arritur që të futet në rendin e ditës. Rreth kësaj situate Televizoni Publik Shqiptar raporton se:

Rritja ekonomike në BE, Rumania në vend të parë. Bullgaria dhe Kroacia në nivele të mira. Italia dhe Greqia në fund

Postuar në 17 Gusht, 2017 15:36

Mesatarja e rritjes ekonomike në Bashkimin Europian rikththehet në 2.2% në zonën euro dhe 2.3% si mesatare e të gjitha vendeve anëtare. Kjo konsiderohet si shenjë e ringritjes nga kriza që mbërtheu kontinentin që nga viti 2009. Sipas raportimit të Eurostat ka një deiferencë të qartë mes Europës Qendrore apo Veriore me atë Jugore, çka rikonfirmon problemin e thellë të ndarjes ekonomike në union. Përjashtim bën vetëm Rumania me 5.7%.

Pas 27 vjetësh/Kosta Barjaba: Emigrimi, mundësi emancipimi, jo akt dëshpërimi

Postuar në 14 Gusht, 2017 12:42

Kosta Barjaba, një njeri i afërt me Partinë Socialiste dhe autor I një libri dhe disa artikujve për emigrimin e shqiptarëve, i kthehet kësaj çështjeje sot përmes një shkrimi në gazetën “Panorama”(http://www.panorama.com.al/shtetezimi-i-emigracionit/). Shkrimi pason një valë debati mediatik të degraduar, që mori shtysë nga një shënim në profilin e vet në Facebook të Agim Hushit.

Çfarë sugjeron sociologu Barjaba për dukurinë e emigrimit të shqiptarëve që ai në librin e vet e quan IKJE?

Pas kritikave të CIA-s për investimet dhe taksat, në Shqipëri ofrohet Kina

Postuar në 10 Gusht, 2017 22:01

Kina mund të jetë një investitor potenacial në Shqipëri në disa sektorë. Kësaj radhe duket se nuk kemi të bëjmë me një përpjekje të palës shqiptare, por me një afrim nga pala kineze. Në një intervistë për Radion e Jashtme të Kinës, seksioni shqip, këshilltari ekonomik i ambasadës kineze në Tiranë, Lian Gang, ka shprehur optimizëm për potencialin e marrëdhënieve mes të dy vendeve.

Shteti kërkon nga TAP t’i blejë zjarrëfikse dhe ambulanca

Postuar në 10 Gusht, 2017 18:32

E gjendur në situatë paniku dhe pamundësie për të përballuar situatën e zjarreve në vend, pasi 21 bashki te vendit nuk kanë shërbim zjarrëfikës Ministria e Energjisë dhe Industrisë i është drejtuar me një shkresë konsorciumit të gazsjellësit TAP ku i kërkon që në kuadër të projekteve për interes të komunitetit lokal ku kalon ky investim, të mund të angazhohet sa më shpejt në blerjen e zjarrfikësve dhe auto-ambulancave për disa bashki.

Merr përmasa më të mëdha skandali i vezëve të kontaminuara

Postuar në 08 Gusht, 2017 20:25

Krim e ka quajtur ministri gjerman i Bujqësisë skandalin e madh të  vezëve të kontaminuara që ka ngritur alarmin në  gjithë Evropën. Holanda, e cila është një nga vendet që ka prodhuar dhe eksportuar këto vezë ka zgjeruar kontrollet e saj dhe produkte të tjera që mund të jenë kontaminuar insekticidi fipronil.

KESH në vështirësi për blerjen e energjisë, BB nuk lëvron fondin

Postuar në 07 Gusht, 2017 19:49

Shqipëria po e paguan shtrenjtë thatësirën dhe sytë e Koropratës Elektroenergjetike janë nga importi. Por në kushtet kur prodhimi vendas siguron më pak se 20% të nevojave, shpenzimet për blerjet energjisë kanë vënë në vështirësi Korporatën.

"Antiglobalizmi, socializmi i ri i budallenjve"

Postuar në 07 Gusht, 2017 14:40

J. Bradford DeLong, profesor i ekonomisë në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe bashkëpunëtor kërkimor në Zyrën Kombëtare të Kërkimeve Ekonomike në SHBA analizon atë që e quan "socializmi i budallenjve". Që sipas tij është tendenca për të përdorur antiglobalizmin si mburojë për justifikim e politikave të dështuara, që kanë çuar në një rritje ekonomike të pabarabartë dhe më të ngadaltë se sa pritej dhe kanë krijuar një nevojë të fortë politike dhe psikologjike kundër globalizmit ose në favor të proteksionizmit kombëtar.

Pages

Subscribe to RSS - Blloku Ekonomi