Skandali i unazës së Rrëshenit
Lumi Zmeja doli nga shtrati dimrin e kaluar dhe unaza e qytetit të Rrëshenit u shtkatërrua. Çështja është kërkuar që të shqyrtohet në mbledhjen e Këshillit Bashkiak me këmbënguljen e këshilltarëve të opozitës. Më në fund është arritur që të futet në rendin e ditës. Rreth kësaj situate Televizoni Publik Shqiptar raporton se:
Nga dokumentacioni i kësaj bashkie rezulton se projekti ka mangësi të shumta. Në këtë projekt mungon tërësisht studimi hidroteknik, gjeologjik, hidrogjeologjik dhe mjedisor pa të cilat projekti nuk ka asnjë vlerë për zbatim. Fondi i kësaj rruge është tenderuar pa patur një projekt teknik të përfunduar gjë që përben shkelje të rëndë ligjore. Në dokumentat e tenderit mungojnë shkresat se nga ka ardhur fondi për këtë objekt. Nga ana e bashkisë Rreshen nuk është bërë tender për supervizor. Këshilltarët opozitarë referuan në këshill se nga verifikimi i dokumentacionit del se shkatërrimi i rrugës ka ardhur si pasojë e mungesës së projektit të pa realizuar konform ligjit. Ndër të tjera në projekt nuk është përfshirë mbrojtja lumore. Për të gjitha shkeljet, mangësitë dhe abuzimet që janë bërë në unazën e qytetit të Rreshenit me një vlerë prej 912 milion e 961 e mijë e 550 lekë (912.961.550 lekë ) me një gjatësi prej rreth 400 metra, këshilltarët opozitarë kërkuan ndjekjen penale të ish-kryetarit të bashkisë Rreshen zotit Ndue Gega, të inxhinierit të zyrës urbanistike Rreshen zotit Altin Marashi për dëmin e madh që kanë shkaktuar me abuzimet e tyre me detyrën dhe shkeljet e shumta ligjore që kanë kryer
Një skandal i paprecedentë pas të cilit qëndron vetëm kurajua që kanë disa për të bërë shkelje me parimin se janë të mbrojtur nga Lart.
Add new comment