Rritja ekonomike në BE, Rumania në vend të parë. Bullgaria dhe Kroacia në nivele të mira. Italia dhe Greqia në fund

Postuar në 17 Gusht, 2017 15:36

Mesatarja e rritjes ekonomike në Bashkimin Europian rikththehet në 2.2% në zonën euro dhe 2.3% si mesatare e të gjitha vendeve anëtare. Kjo konsiderohet si shenjë e ringritjes nga kriza që mbërtheu kontinentin që nga viti 2009. Sipas raportimit të Eurostat ka një deiferencë të qartë mes Europës Qendrore apo Veriore me atë Jugore, çka rikonfirmon problemin e thellë të ndarjes ekonomike në union. Përjashtim bën vetëm Rumania me 5.7%.

Shifrat flasin qartë: Letonia 4.8%, Republika Çeke 4.5%, Polonia 4.4%. Rritjen më të ulët e ka Belgjika me 1.4%, pas saj sigurisht Italia me 1.5%, Finlanda dhe Britania me 1.7%, Franca 1.8%.

Matja është bërë për 3 mujorin e dytë të vitit 2017 dhe bie në sy se një tjetër vend ballkanik, Sllovenia ka rritjen 5% për tremujorin e parë, ndërkohë që për këtë tremujor nuk ka të dhëna. Rritjen më të madhe për 3 muajt e parë të 2017-ës e ka patur Irlanda me 6.6% dhe mirë paraqitet edhe Bullgaria me 3.6%. Një tjetër vend që ndikon ekonominë shqiptare, Greqia, është ndër vendet e fundit, 0.4% në tre muajt e parë, kurse Kroacia që është sërish në Ballkan, paraqitet mirë me 3.4%. Duket se Shqipëria rrethohet nga fqinj që ecin mirë përveç dy vendeve me të cilat ajo ka marrëdhënie tregëtare më së shumti: Greqisë dhe Italisë.

http://ec.europa.eu/eurostat/documents/2995521/8134589/2-16082017-AP-EN....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.