Pavarësisht marrëveshjes, në qershor u tenderuan pesë Hec të reja
Një nga pikat e marrëveshjes së 18 majit ishte edhe pezullimi I çdo iniciative për kontrata të përkohshme në nivel qendror dhe lokal. Çka do të thotë pezullim tenderash për të hequr çdo dyshim manipulimi dhe ndikimi në zgjedhje. Por kjo pikë nuk është realziuar, të paktën sipas një raportimi të gazetës “Shqiptaarja.com”. Gazeta në fjalë shkruan sot se gjatë muajit qershor, “Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka hapur garë për pesë hidrocentrale vendorë, të cilët, për nga fuqia dhe investimet, bëjnë pjesë ndër veprat mesatare hidroenergjetike”.
“Jo vetëm që është shkelur një marrëveshje politike, por, nga ana tjetër, dikasteri përgjegjës nuk ka zbardhur as procedurat në faqen e ATRAKO-s (Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve pranë Ministrisë së Ekonomisë”, vijon gazeta.
Sipas shkrimit në fjalë objektet do të ndërtohen në pesë kaskada dhe lugina të ndryshme të vendit si hidrocentali në Thanë (rezervuari i Murizit, Lushnje), një tjetër mbi lumin Shalë (Theth) me afat shfrytëzimi 35 vjet i formës BOT, hidrocentrali Lusa (Burrel), hidrocentrali tjetër është në Kukur (Gramsh), ndërsa hidrocentrali Gojan është në luginën e lumit Fan i Madh (Mirditë). Gara për përcaktimin e fituesit është 31 Korriku. Koncesioni i HEC Gojan nuk është i ri. Ai i përket grupit të hidrocentraleve të dhënë nën një kontratë koncesionare nga ish-qeveria Berisha.
Vepra të gjitha që prekin edhe naatyrën dhe me pasoja mjedisore.
http://shqiptarja.com/home/1/qeveria-hapi-pese-tendera-per-hec-e-ne-peri...
Add new comment