Blloku Bota
Ndryshime të shumta në drejtimin e ushtrisë greke
Këshilli Qeveritar Kombëtar i SIgurisë në Greqi ka vendosur ndryshime në drejtimin ushtarak të vendit.
Gjeneral lejtnant Dimitrios Houpis, ish-komandant i Komandës së Luftës Speciale, merr rolin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Kombëtare Helenike. Gjeneral Lejtnant Georgios Kostidis cakohet Shef i Shtabit të Përgjithshëm, ndërkohë ish-nënadmirali i Marinës Helene, Dimitrios Kataras merr pozicionin e Shegit të Shtabit të Përgjithshëm të Marinës.
SHBA dhe Britania e Madhe po e kthejnë Detin e Kuq në një det gjaku
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka gjetur një tjetër argument për të akuzuar Perëndimin dhe kryesisht SHBA me Britaninë e Madhe. Sipas tij, përdorimi disproporcional i forcës ndaj lëvizjes rebeel Houthi në Jemen, proret ta kthejë Detin e Kuq “në një det gjaku”.
Ata përdorin forcën në mënyrë disproporcionale dhe përpiqen ta kthejnë Detin e Kuq në një det gjaku. Izraeli po bën të njëjtën gjë në Palestinë. Ne po marrim informacione se Houthi po krijojnë një përgjigje të suksesshme
Shtëpia e Bardhë: Banjska nuk do lejohet të ndodhë më
Ndihmës-Sekretari amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien gjatë një brifingu me gazetarë ka thënë se SHBA-ja e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë përsëritjen e një sulmi të ngjashëm si ai në Banjskë më 24 shtator. Në sulmin terrorist në Banjskë u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.
“Dyja palët e kanë të qartë se s’do të lejohet të ndodhë më”, tha O’Brien.
Ai u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që t’i kthehen dialogut me përgjegjësi, ndërsa u ka bërë thirrje edhe t’i shmangin veprimet provokative.
Si ia doli Hamasi të kapte në befasi Izraelin
E shtuna e 13 janarit do të shënojë 100 ditë lufte në Gaza, kohë gjatë së cilës vdiqën rreth 1300 izraelitë - viktimat e 7 tetorit dhe 187 ushtarë gjatë pushtimit - dhe mbi 23 mijë palestinezë, nga të cilët të paktën 15 mijë civilë, 70 për qind gra dhe fëmijë.
Në përqindje, numri i banorëve të vrarë në Gaza përbën 1% të popullatës.
Që nga nisja e luftës, pyetja që është bërë më shpesh është se si arriti Hamasi të hartonte dhe të zbatonte një plan sulmi pa u zbuluar nga inteligjenca izraelite.
Gjermania po ndahet dhe po i ngjan SHBA-ve
Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Ozdemir ka paraljmëruar se vendi po shkon drejt një ndarjeje që i ngjan asaj të shoqërisë dhe politikës amerikane. Në një intervistë për grupin mediatik “Funke” Ozdemir ndër të tjera tha:
Kjo është një ndarje e rrezikshme që çon në kushte të ngjashme me atë në SHBA. Njerëzit nuk flasin më me njëri-tjetrin, nuk i besojnë më njëri-tjetrit dhe akuzojnë njëri-tjetrin për të gjitha të këqijat e botës
Etiketuar: Ushtar i Rusisë
Beogradi zyrtar është aktualisht në një kurs verbal përplasjeje edhe me Britaninë e Madhe. Një ditë më parë, sekretari britanik për Çështjet me Jashtë, David Cameron, foli pa dorashka për Serbinë, të cilën e quajti një ushtare të Rusisë. Duke folur në Komitetin e Jashtëm të Parlamentit Britanik, Cameron ka nënvizuar ndër të tjera se:
Komisionieri europian për Tregun kërkon 100 miliardë euro për Mbrojtjen
Komisioneri europian për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, ka deklaruar se synon që të marrë një fond prej 100 miliardë eurosh për mbrojtjen.
Besoj se ne duhet të kemi një një fond të madh mbrojtjeje për të ndihmuar përshpejtimin, ndoshta edhe në shumën e 100 miliardë eurove
është shprehur ai në një aktivitet të organizuar nga Renës Group në Parlamentin Europian.
Nuk ka gjenocid në Gaza
Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, e cilëson të pabazë akuzën për gjenocid ndaj Izraelit.
«Ne besojmë se paraqitja e një ankese kundër Izraelit në Gjykatën e Hagës do ta shpërqendrojë botën nga përpjekjet e rëndësishme. Për më tepër, akuza për gjenocid është e pabazë”,tha ai në një konferencë për shtyp në Tel Aviv.
Vittorio Sgarbi, nën hetim për vjedhjen e një vepre arti
Kritiku i artit, Vittorio Sgarbi, është nën hetim për vjedhje të pasurisë kulturore. Lajmin e bëri të ditur fillimisht “Il Fatto Quotidiano”, sipas të cilës hetimi lidhet me një pikturë që i atribuohet Rutilio Manetti-t, e vjedhur nga Kështjella e Buriasco-s në 2013, e cila është rishfaqur në Lucca në vitin 2021 si "e pazbuluar më parë" dhe në pronësi të Vittorio Sgarbit.
Regjimi kuban në krizë, shkurtohen subvencionet shtetërore
Kuba është në prag të krizës. Pa ndihmën e aleatëve historikë rusë, pa naftën e Maduros pas kursit të ri të Venezuelës, qeveria është detyruar të shkurtojë shumë nga subvencionet që penguan revoltën mbi çmimet dhe urinë të degjeneronte në revolucion. Çmimi i benzinës në Kubë do të rritet me më shumë se 500% duke filluar nga 1 shkurti.