Shtëpia e Bardhë: Banjska nuk do lejohet të ndodhë më
Ndihmës-Sekretari amerikan për çështje të Evropës dhe Euroazisë, James O’Brien gjatë një brifingu me gazetarë ka thënë se SHBA-ja e ka bërë të qartë se nuk do të lejojë përsëritjen e një sulmi të ngjashëm si ai në Banjskë më 24 shtator. Në sulmin terrorist në Banjskë u vra zyrtari policor Afrim Bunjaku.
“Dyja palët e kanë të qartë se s’do të lejohet të ndodhë më”, tha O’Brien.
Ai u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që t’i kthehen dialogut me përgjegjësi, ndërsa u ka bërë thirrje edhe t’i shmangin veprimet provokative.
Së pari, raportet Kosovë – Serbi, fuqimisht mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga emisari Miroslav Lajçak. I ftojmë të dyja palët që t’i kthehen me përgjegjësi dialogut. Përshëndesim arritjet që janë tërësisht teknike, si çështja e targave. Por, këto hapa tregojnë se mund të ecet përpara. Kosova e Serbia duhet t’i shmangin aktet provokative në veri. Jemi të kënaqur me bashkëpunimin e Policisë së Kosovës, EULEX-it, KFOR-it. Deri tash ka qenë shumë i mirë. Po ashtu komunikimi me Beogradin në funksion të sigurisë, ne presim të vazhdojmë të ketë negociata transparente e të hapura muajt e ardhshëm
tha O’Brien.
Burimi: Koha Ditore
Add new comment