Blloku Bota
Sulm masiv gjatë natës mbi Ukrainë, Rusia godet qytetet e mëdha
Rusia ka ndërmarrë gjatë natës një sulm masiv mbi disa qytete të Ukrainës. Raketa dhe dronë u lëshuan mbi Kiev dhe qytetet e tjera si Kharkiv, Lviv, Odessa, Dnipro dhe Zhaporizhzhia.
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kosti, tha se 16 persona janë vrarë dhe 97 janë plagosur.
Ndahet nga jeta Dick Marty, autori i raportit famëkeq të Shtëpisë së Verdhë
Ish-prokurori zviceran, Dick Marty, është ndarë nga jeta në moshën moshën 78-vjeçare.
Marty, i lindur në kantonin jugor italishtfolës të Ticinos, ka punuar fillimisht si zëvendësprokuror publik, më pas prokuror publik nga viti 1975-1989. Ai ishte anëtar i qeverisë lokale të Ticinos nga viti 1989 deri në 1995.
I zgjedhur në Senatin zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë.
Pas Gjermanisë edhe Hollanda apelon për t'u përgatitur për luftë
Europa dhe Perëndimi në përgjithësi ka nisur përpunimin e opinionit me idenë e një lufte konvencionale me Rusinë. Pas deklarimeve të herëpashershme të ministrit aktual të Mbrojtjes së Gjermanisë, dhe më parë të zyrtarëve britanikë, apeli për t’u përgatitur vjen edhe nga një vend përgjithësisht larg rreshtimeve partizane si Hollanda. Shefi i ushtrisë, Martin Wijnen është shprehur në një intervistë për “Telegraaf” se ushtria dhe popullsia hollandeze duhet të përgatiten për luftë me Rusinë.
Libia zgjeron kufijtë detarë në 24 milje
Libia ka informuar Kombet e Bashkuara për vendimin e saj për të krijuar një zonë të re detare që i nënshtrohet autoritetit të shtetit libian, duke zgjeruar kufijtë detarë nga 12 në 24 milje detare.
Vendimi është marrë para disa javësh nga qeveria libiane e drejtuar nga kryeministri Abdul Hamid al-Dbeibeh, i cili deklaroi se qëllimi është të mos shkelen ligjet ndërkombëtare apo të cenonhen kufijtë detarë të vendeve të tjera.
Ndahet nga jeta europiani Jacques Delors
Ish-presidenti i Komisionit Evropian Jacques Delors, i njohur si arkitekti i BE-së moderne, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare, ndërsa lajmi konfirmohet nga vajza e tij. Delors ndihmoi në krijimin e tregut të vetëm duke lejuar lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve brenda bllokut.Duke shërbyer nga viti 1985 deri në 1995, Delors hodhi bazat për monedhën e përbashkët europiane, euron. Vajza e Delors, Martine Aubry njoftoi se ai kishte vdekur në gjumë të mërkurën në mëngjes në shtëpinë e tij në Paris.
Sanksionet pa vlerë. Zv.kryeministri rus: Naftën po ia shesim të gjithën Kinës dhe Indisë
Sanksionet ndaj Rusisë nuk kanë funksionuar dhe madje ato kanë diktuar riorientimin e tregut. Zv.kryeministri rus, Alexander Novak ka deklaruar se i gjithë prodhimi i hidrokarbureve është eksportuar në Indi dhe në Kinë.
Nëse ne më parë furnizonimEuropën me 40-45% të totalit të vëllimit të eksporteve tona të prodhimeve të naftës, ne presim që kjo shifër këtë vit të mos kalojë 4-5%. Shumë njerëz duan të blejnë naftën ruse dhe produktet e saj. Ka vende në Amerikën Latine, Afrikë dhe të tjera në rajonin e Azi-Paqësorit
Ndërron jetë Wolfgang Schäuble
Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, ish-ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble. Ai ishte pjesë e qendrës së djathtë të Unionit Kristian Demokrat që nga vitit 1965. Lindi në vitin 1942 në Freiburg dhe u diplomua në drejtësi. Hyri në politikën parlamentare në vitin 1972 dhe që nga ajo kohë e derisa vdiq mbeti deputet.
Schäuble erdhi në vëmendjen ndërkombëtare me idenë e tij të kursimit dhe shkurtimit të shpenizmeve në kohën e krizës së vitit 2010 kur Eurozona pësoi tronditje.
Kievi: Nuk kemi presion nga Gjermania për paqe të njëanshme me Rusinë
Ambasadori ukrainas në Gjermani, Oleksii Makeiev, ka hedhur poshtë zërat sipas të cilave Gjermania po i bën presion Ukrainës për të nisur bisedime paqeje me Rusinë.
Sulmuesit e Capitol Hill u proceduan të gjithë. Vetëm në Serbi mendojnë se mund të bësh çdo gjë
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar arrestime të tjera për protestat e dhunshme në Beograd, duke nënkuptuar se gjykimit nuk do t’i shpëtojnë as drejtuesit politikë të opozitës.
Të gjithë organizuesit dhe sulmuesit e Capitol Hill në SHBA, janë proceduar dhe vetëm në vendin tonë besohet se është e mundshme të bësh çfarë të duash. Ne duhet të jemi shumë më demokratikë, jo vetëm për shkak të këtyre njerëzve këtu që duan të shkatërrojnë, por edhe për veten tonë
Armiku i ri është Kina. Edhe për Gjermaninë
Edhe për Gjermaninë kërcënimi më i madh afatgjatë është Kina. Deri para disa vitesh një partner strategjik i Berlinit dhe padyshim faktori kryesor në suksesin e paprecedentë ekonomik të Gjermanisë, befas Kina ka ndërruar shinën e perceptimit për t’u vështruar si një armik strategjik. Revista “Spiegel” shkruan së fundmi për ato që i quan operacione afatgjata të spiunazhit kinez ndaj Europës dhe ekonomisë së saj.