Sulm masiv gjatë natës mbi Ukrainë, Rusia godet qytetet e mëdha
Rusia ka ndërmarrë gjatë natës një sulm masiv mbi disa qytete të Ukrainës. Raketa dhe dronë u lëshuan mbi Kiev dhe qytetet e tjera si Kharkiv, Lviv, Odessa, Dnipro dhe Zhaporizhzhia.
Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kosti, tha se 16 persona janë vrarë dhe 97 janë plagosur.
Sulmi vjen disa ditë pasi Ukraina bombardoi një anije luftarake ruse në Krime, duke i dhënë një goditje të madhe flotës ruse të Detit të Zi. Javët e fundit, mbështetja perëndimore për Ukrainën është tkurrur, ndërsa në SHBA ka një debat të ashpër për ndihmën e vazhdueshme ushtarake që po i jepet asaj.
“Ne do të luftojmë për të garantuar sigurinë e vendit tonë, të çdo qyteti dhe të gjithë njerëzve tanë. Terrori rus duhet të humbasë”, tha Zelenskyy në Telegram.
Sulmi i fundit u pasua me reagime ndërkombëtare. Kryeministri britanik, Rishi Sunak, tha në X se sulmet treguan se presidenti rus Vladimir Putin "nuk do të ndalet para asgjëje për të arritur qëllimin e tij: çrrënjosjen e lirisë dhe demokracisë".
Denise Broën, koordinatorja humanitare e Kombeve të Bashkuara për Ukrainën, foli për një sulm plot urrejtje “në zonat e populluara të Ukrainës gjatë orëve të fundit, i cili ka lënë pas shkatërrim, vdekje dhe vuajtje”.
“Për popullin ukrainas, ky është një shembull tjetër i papranueshëm i realitetit të tmerrshëm me të cilin po përballen dhe që e bëri vitin 2023 një vit tjetër vuajtjesh të mëdha.”
Add new comment