Ndërron jetë Wolfgang Schäuble
Ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, ish-ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schäuble. Ai ishte pjesë e qendrës së djathtë të Unionit Kristian Demokrat që nga vitit 1965. Lindi në vitin 1942 në Freiburg dhe u diplomua në drejtësi. Hyri në politikën parlamentare në vitin 1972 dhe që nga ajo kohë e derisa vdiq mbeti deputet.
Schäuble erdhi në vëmendjen ndërkombëtare me idenë e tij të kursimit dhe shkurtimit të shpenizmeve në kohën e krizës së vitit 2010 kur Eurozona pësoi tronditje.
Ai ka mbajtur disa detyra ministrore: nga ministër për detyra të posaçme me Helmut Kohl e deri te ministër i Brendshëm në vitet 2005-2009. Ai mbeti i paralizuar dhe lëvizte me karrocë pas një atentati në vitin 1990 gjatë fushatës elektorale. U përfshi në një skandal dhurimi prej 100 000 markash në vitin 1999, por u rehabilitua nga Angela Merkel.
Add new comment