Sulmuesit e Capitol Hill u proceduan të gjithë. Vetëm në Serbi mendojnë se mund të bësh çdo gjë

Postuar në 26 Dhjetor, 2023 17:25

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka paralajmëruar arrestime të tjera për protestat e dhunshme në Beograd, duke nënkuptuar se gjykimit nuk do t’i shpëtojnë as drejtuesit politikë të opozitës.

Të gjithë organizuesit dhe sulmuesit e Capitol Hill në SHBA, janë proceduar dhe vetëm në vendin tonë besohet se është e mundshme të bësh çfarë të duash. Ne duhet të jemi shumë më demokratikë, jo vetëm për shkak të këtyre njerëzve këtu që duan të shkatërrojnë, por edhe për veten tonë

është shprehur Vuçiç nga një aktivitet me rastin e inaugurimit të një hekurudhe që lidhet me Vojvodinën.

Sipas tij shërbimet serbe dinin gjithçka për organizimin e akteve të dhunës. Ai ka akuzuar përfaqësuesit e OSBE-ODIHR në zgjedhjet e 17 dhjetorit, si njerëz që po tentojnë destabilizimin e Serbisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.